Gjirokastër, sekuestrohen 160 kg marijuanë, 3 në pranga

Foto ilustruese / Arkiv
160 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia e Gjirokstrës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona.
Operacioni i koduar Gllava ka bërë të mundur kapjen e sasisë së madhe të lëndës narkotike, për të cilën është shpallur në kërkim edhe një person i katërt.
Pritet që policia e Gjirokastrës të japë detaje të mëtejshme në lidhje me operacionin dhe identitetin e të arrestuarve. / G.N.