Lustracioni nisme e re nga shoqeria civile

Shoqëria civile ka ndërmarrë një inisiativë të re për miratimin e ligjit të lustracionit. Grupi shqiptar për të drejtat e njeriut në bashkëpunim me specialistë të jurisprudencës kanë hartuar një draft që shumë shpejt do t’i paraqitet parlamentit per t’u shqyrtuar. Projektligji sipas hartueseve është në përputhje me kushtetutën dhe të drejtat e njeriut.
Mjaft herë politika është akuzuar se nuk ka patur vullnetin për bërjen e lustracionit. Ky mosbesim ndaj saj ekziston edhe mes hartuesve të ligjit.
Drafti parashikon hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit gjatë sistemit komunist, dosje për të cilat të kenë akses dhe qytetarët. Nga ana tjetër sugjerohet që ky akses të mbetet personal dhe jo i publikuar. Publikë parashikohet të bëhen vetëm emrat dhe dosjet e personave që kërkojnë të hyjnë në politikë apo në administratën shtetërore.