E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 160 kg drogë, 3 në pranga, 1 në kërkim

GJIROKASTER- Tre persona jane vene ne pranga dhe nje i katert eshte shpallur ne kerkim, te akuzuar per trafik droge. Lajmi jepet nga policia e Gjirokastres e cila ben me dije se ka sekuestruar nje sasi prej 160 kg marijuanë, ne kuader te nje operacioni te koduar  Gllava.

Transportimi i drogës po kryhej me dy automjete, i pari tip Audi A4 me targa AA 128 CG dhe një mjet tip Ford Eskorte.

Policia ka ndaluar shtetasit Algert Naçi, Edmir Maça dhe Vision Katirai, te tre nga Tepelena dhe ka shpallur në kërkim Dorian Shehun nga Memaliaj.

Aksioni

Policia e Qarkut, identifikoi qarkullimin e një automjet Audi model A4, me targa  AA 128 CG, në rrugën për Memaliaj. Përpara tij ndodhej një tjetër automjet tip Ford Ekskort  i mbushur me marijuanë. Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër i kanë bërë shenjë të ndalojë automjetit tip Ford Eskort me targa TP 30 98 B, me te cilin udhëtonin dy shtetas. Por drejtuesi i automjetit menjëherë porsa ka parë policinë ka shtuar shpejtësinë duke devijuar edhe nga rruga që të çon në Gllavë dhe është futur në një rrugë që të çon në kodrat e fshatit Miricë të komunës Luftinjë.

Ndërsa automjeti tjetër tip Audi  që drejtohej nga shtetasi Edmir Maça, me te cilin udhëtonte edhe shtetasi Algert Naçi, është bllokuar nga ana e Policisë dhe të dy shtetasit janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Ndërkohë Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë vijuar ndjekjen e automjetit tip Ford Eksortë ku pas rreth një ore mbi fshatin Miricë në një kodër është bllokuar automjeti tip Ford Eksortë i cili drejtohej nga shtetasi Vision Katirai, si dhe disa metra më tej është gjetur edhe lënda narkotike  e hedhur me shpejtësi në një lëndinë të vogël.

Shtetasi tjetër që udhëtonte me të, Dorian Shehu, pasi ka shkarkuar lëndën narkotike është larguar me shpejtësi në drejtim të kodrave të fshatit Miricë ku dhe është shpallur në kërkim.                                     PIRO NASE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›