E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Shqiperia nuk do te ndermarre nisma per hartimin e nje rezolute



Zevendeskryeministri njekohesisht ministri i Jashtem Ilir Meta ne nje interviste dhene nje prej te perditshmeve kosovare Illyria si dhe radio Kosoves ka theksuar se Tirana mbetet e perkushtuar per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne. Ministri vecon vemendjen per Luginen e Presheves dhe domosdoshmerine e zbatimit te Marreveshjes se Ohrit ne shtetin maqedonas. Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem i Shqiperise z. Ilir Meta thote se nuk ka asnje shans per bisedime te tjera mes Serbise dhe Kosoves qe do te synonin ceshtjen e statusit qe per Shqiperine aleatet shumicen e vendeve demokratike dhe per Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise eshte pavaresia ne perputhje me ligjin nderkombetar. Zoti Meta ne nje interviste per gazeten Illyria dhe radio Kosoven thote se diplomacia shqiptare ka qene dhe mbetet ne nje koordinim shume te ngushte dhe efikas me diplomacine amerikane por edhe me diplomacite e tjera si ato britanike gjermane franceze italiane dhe te vendeve te tjera ne menyre qe ky moment i ri te shfrytezohet per te rritur dhe konsoliduar njohjen nderkombetare te shtetit te ri te Kosoves. Ministri Meta thote gjithashtu se ishte Serbia qe kerkoi opinion ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves ishte ajo qe u shpreh qe do te respektonte vendimin pavaresisht se cilido qe te ishte ai ndaj shton se tani ka ardhur koha qe Serbia vertete te respektoje kete vendim dhe te shikoje perpara.

-Zoti zevendeskryeminister pas shpalljes se opinionit keshillimor nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise duket se ceshtja e Kosoves ka marre edhe ligjerisht nje rruge me te madhe se sa ishte zgjidhur deri me tani. Ju edhe si minister i Jashtem i Shqiperise keni marre dhe keni shkembyer mesazhe me homologet tuaj mbi rolin qe ka pasur Shqiperia ne te gjithe veprimtarine e saj per ceshtjen e Kosoves. Dua te di me teper a eshte kjo e gjitha cfare duhet te kishte bere Shqiperia per Kosoven apo ka ende nje as qe e mban si rezerve nen menge

-Ilir Meta Besoj se Shqiperia ka dhene te gjithe angazhimin e saj maksimal ne drejtim te procesit te njohjeve te Kosoves deri tani por njekohesisht edhe ne drejtim te mbarevajtjes se opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise permes pjesemarrjes se saj aktive me eksperte nga me te miret evropiane edhe ne seancat e zhvilluara ne Gjykaten e Hages duke dhene argumente shume solide ne mbrojtje te se drejtes se popullit te Kosoves per te shpallur pavaresine dhe shtetin e tyre. Njekohesisht diplomacia shqiptare ka qene dhe mbetet ne nje koordinim shume te ngushte dhe efikas me diplomacine amerikane por edhe me diplomacite e tjera si ato britanike gjermane franceze italiane dhe te vendeve te tjera ne menyre qe ky moment i ri te shfrytezohet per te rritur dhe konsoliduar njohjen nderkombetare te shtetit te ri te Kosoves. Por edhe per te ndihmuar nje dialog konstruktiv midis Kosoves dhe Serbise kuptohet jo per ceshtjen e statusit pasi edhe sipas opinionit te kesaj gjykate jashtezakonisht prestigjioze opinion i kerkuar nga vete Serbia pavaresia e Kosoves eshte ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare dhe ne perputhje te plote me rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit per Kosoven. Ne te gjitha keto drejtime diplomacia shqiptare eshte jashtezakonisht aktive. Mbi te gjitha eshte e rendesishme qe te theksojme efikasitetin e te gjitha perpjekjeve tona bashke me diplomacite e vendeve te tjera ne koordinim te ngushte gje qe u theksua edhe ne mesazhin qe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton me dergoi pak dite me pare.

-Zoti Meta vecova dy elemente ne shpjegimin qe me dhate. Se pari qe ligjerisht kemi nje situate krejt te re pasi opinioni keshillimor i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e ka bere te qarte tanime ceshtjen e Kosoves. Dhe se dyti per vazhdimin e bisedimeve. Ju thate se jane ceshtje teknike mirepo Beogradi duket si shume veshtire qe te pranoje bisedime vetem ne kete nivel. Cfare duhet bere me teper a mund dhe a duhet qe Shqiperia te paraqese nje kunderezolute me aleatet e saj kryesisht me Shtetet e Bashkuara qe ti kundervihet nje rezolute te mundshme te Serbise ne Kombet e Bashkuara

-Ilir Meta Shqiperia nuk ka synuar dhe nuk synon qe te ndermarre iniciativa te njeanshme sikurse mund te kishte edhe nje rezolute te ndermarre pra nga Shqiperia pasi kuadri ne te cilin ne e shohim ceshtjen e Kosoves nuk eshte nje kuader i ngushte. Pra nuk e shohim si nje ceshtje e ngushte mes Shqiperise dhe Serbise por si nje kuader shume i gjere. Pra eshte nje angazhim i jashtezakonshem i komunitetit nderkombetar per ti dhene fund gjenocidit ne Kosove per te rikthyer atje popullsine e shperngulur me dhune apo me sakte nje gjenocid etnik eshte nje angazhim i komunitetit nderkombetar permes rezolutes 1244 per te percaktuar nje periudhe qeverisjeje tranzitore gjate se ciles do te gjendej mundesia qe te percaktohej statusi final dhe njekohesisht populli i Kosoves te shprehte ne menyre te lire vullnetin e tij. Pra ne te gjithe drejtimet Shqiperia vepron ne koordinim te ngushte me diplomacine amerikane dhe diplomacite evropiane dhe absolutisht qe gjithcka do te behet ne funksion te nje qendrimi sa me konstruktiv ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Ne do te deshironim dhe shpresojme qe edhe Serbia te terhiqet nga kjo rezolute e njeanshme e cila nuk kontribuon aspak do te thoja ne permiresimin e situates ne rajonin tone perkundrazi pasi kuptohet qe ne fund te fundit Serbia duhet te tregoje me shume respekt per iniciativen e saj per kerkesen per te dhene nje opinion Gjykata Nderkombetare e Drejtesise. Te mos harrojme se ishte Serbia qe kerkoi kete gje ishte ajo qe u shpreh qe do te respektonte vendimin pavaresisht se cilido qe te ishte ai dhe tani ka ardhur koha qe Serbia vertete te respektoje kete vendim dhe te shikoje perpara. Ne veme re qe pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise shume politikane qe nuk ishin shprehur me perpara ne menyre konstruktive per Kosoven tanime po flasin hapur dhe qarte sic eshte rasti i ish-ministrit te Jashtem serb Vuk Drashkovic por edhe shume politikane te tjere te cilet kane pasur nje retorike shume me te forte per kete ceshtje ne te kaluaren.

-Megjithate zoti Meta ju besoni vertete se ndryshimi pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te vije ne Serbi Duhet thene se Serbia eshte shume agresive per ceshtje per te cilat pretendon se i takojne qofte nga motivi historik qofte nga motivi ligjor. Ne fakt nuk me duket zoti Meta se Serbia po tregohet e zbutur ne kete drejtim.

-Ilir Meta Une nuk thashe se Serbia ka reflektuar ashtu sic te gjithe do te deshironim ne menyre konstruktive. Por ne do te deshironim e ritheksoj edhe nje here tjeter qe ajo te behej pjese e zgjidhjeve dhe e nje perspektive evropiane per Kosoven per vete Serbine dhe per rajonin tone. Nje konflikt i pandalshem nderkohe qe kemi nje realitet te ri nderkohe qe edhe nga pikepamja e se drejtes nderkombetare kemi nje perforcim te ketij legjitimitetit te ketij realiteti te ri qe eshte shteti i ri i Kosoves absolutisht qe nuk ndihmon Serbine nuk ndihmon serbet qe jetojne ne Kosove dhe ne pergjithesi nuk ndihmon perspektiven evropiane te te gjithe rajonit tone. Dhe Serbia natyrisht qe ka pergjegjesite e saj dhe ne deshirojme qe ajo ti marre keto pergjegjesi.

-Zoti Meta me duhet tu bej nje pyetje qe lidhet me ndryshimin e kufijve apo me shkembimin e territoreve. Padyshim ne aspektin historik ideologjik te ligjshmerise apo ne aspektin e koherave moderne pra te koherave te reja kjo nuk vihen ne pyetje pra nuk eshte ndonje gje me intres per tu diskutuar. Por dua te di se perderisa ka diskutime ne Serbi perse te mos kemi ndonje motiv apo bie fjala ndonje format te bisedimeve 2-4 si ne rastin e bashkimit te Gjermanive edhe ne rastin e Shqiperise Ministri i Brendshem i Serbise Ivica Dacic tha pak dite me pare ne Kosove se ceshtja shqiptare dhe ceshtja serbe mbeten te pazgjidhura. Ka ndonje paralele mes tyre

-Ilir Meta Nuk e besoj se mund te hiqen paralele midis ceshtjes shqiptare dhe asaj serbe per arsye se kemi dy popuj dhe dy kombe ne pozita krejtesisht te ndryshme. Kemi nje komb kupto serbet i cili eshte synuar mesuar ti nenshtroje kombet e tjere popujt e tjere fqinjet ti asimiloje. Per fat te keq vetem ne nje te kaluar te fresket gjate regjimit te Sllobodan Milloshevicit kemi pare se si projekti i nje Serbie te Madhe ka mbytur ne gjak Ballkanin dhe vete popullin serb me pasoja katastrofike. Nderkohe qe kemi nje realitet tjeter kemi nje histori te padrejte me shqiptaret me ndarje te vazhdueshme midis tyre. Shqiptaret kane qene kombi qe ka qene me i ndeshkuari gjate periudhes se Luftes se Ftohte. Por shqiptaret e kam theksuar edhe me pare dhe me pelqen ta nenvizoj jane kombi qe fiton me shume per shkak te padrejtesive te kohes se kaluar nga kjo epoke e re nga kjo epoke e integrimeve evropiane. Ndaj shqiptaret kane perqafuar kudo ku jetojne alternativen e integrimit evropian. Nuk eshte koha per te diskutuar per ndryshim kufijsh por eshte koha per te hequr kufijte ne te gjithe Ballkanin.

-Zoti minister i Jashte ju keni marre vleresime nga Departamenti amerikan i Shtetit per politiken qe keni ndjekur ndaj Serbise qofte edhe me nismen tuaj personale. Une dua te di se perderisa te pakten ne pamje te pare nuk duket se kemi nje qendrim te ngjashem apo ndonje hapje kaq te rendesishme nga ana e Serbise a mendoni se eshte shume e vlefshme qe Ju personalisht dhe qeveria e Shqiperise te vazhdoni me kembengulje kete politike kaq te mire te bute shume paqesore me Serbine Te kuptohemi nuk po them per politike agresive.

-Ilir Meta Besoj se thelbi i mesazhit te Sekretares se Shtetit zonjes Klinton ishte shume i qarte qe qeveria shqiptare pergezohej ne te njejten kohe per angazhimin e saj te jashtezakonshem per afirmimin e drejte te nje kauzes se nje Kosove te pavarur demokratike evropiane por njekohesisht vleresohet shume per politiken e saj te nje pajtimi rajonal me Serbine nje politike e cila e ben edhe me kredibel ne fakt edhe angazhimin e Shqiperise per nje Kosove te pavarur evropiane. Besoj se politika jone e cila ka qene jashtezakonisht e drejte dhe ka qene aktive nuk do te frenohet ne drejtim te iniciativave te vazhdueshme per te ecur me tej me raportet tona me Serbine pasi ka nje boshllek shume te madh. Iniciativat tona kane qene te vazhdueshme te qendrueshme dhe shpeshhere te njeanshme dhe sikurse u shprehet edhe ju pala tjeter nuk eshte pergjigjur me te njejtin ritem. Por ne shpresojme qe kjo dinamike te perforcohet pasi eshte ne interesin e te gjitheve eshte ne interesin e Serbise eshte ne interesin e Shqiperise eshte ne interes te Kosoves dhe te nje pajtimi ne teresi te shqiptareve dhe serbeve kudo ne rajonin tone si dhe ne interes te stabilitetit te ketij rajoni per Evropen dhe per NATO-n.

-Zoteri cfare mendoni per diskutimet nen ze per nje status disi te vecante per serbet ne Mitrovice ne veri apo ne zonat ku jetojne ne Kosove Ka zera qe flasin per nje model per nje format te ngjashem me ate te Tirolit te Jugut por nuk me duket se kjo eshte ne permbajtje te planit te presidentit Marti Ahtisari.

-Ilir Meta Une besoj se perpjekjet per nje status tjeter i cili pavaresisht nga specifikat e ndryshme ne pergjithesi konfigurohet si nje status Ahtisari Plus duhet te them se jane te pavenda per aq kohe sa per fat te keq nen instrumentalizimin e qarqeve te caktuara ne Beograd nuk eshte lejuar komuniteti serb ne veri te Kosoves qe te gezoje te gjitha drejtat qe i jep paketa e Ahtisarit. Pra mendoj se ne rast se do te plotesohen do te implementohen te gjitha ato te drejta qe i jep paketa e Ahtisarit absolutisht komuniteti serb ne veri te Kosoves do te jete i kenaqur ashtu sikurse duket se gjithnje e me i kenaqur eshte komuniteti serb ne Kosoven qendrore dhe ne rajone te tjera me ne brendesi.

-Zoti Meta dua di dicka me teper edhe per Marreveshjen Kornize te Ohrit ne shtetin maqedonas. Nuk me duket se shqiptaret duhet ta ndjejne veten jashtezakonisht te kenaqur nga zbatimi i saj 9 vjet pas nenshkrimit. Ka probleme shume serioze per shqiptaret ka mungesa te partive shqiptare ne Kuvendin e shtetit maqedonas ka gjithashtu mospajtime hera-heres pavaresisht se prej ciles parti politike shqiptare vijne. Cfare duhet te beje Tirana me konkretisht po i them une ne thonjeza me me shume egersi qe ti beje bashke shqiptaret ne shtetin maqedonas me qellim qe te mos kemi me pengesa te tilla dhe zbatueshmeri te mire te Marreveshjes se Ohrit

-Ilir Meta Mesazhi i Tiranes ka qene dhe mbetet teper solid qe Marreveshja e Ohrit eshte nje kuader i domosdoshem zbatimi i plote i se ciles permireson me teper raportet nderetnike ne Maqedoni dhe ploteson edhe me tej shume te drejta te parealizuara te shqiptareve ne baze te Marreveshjes se Ohrit. Sigurisht qe ka veshtiresi. Une pak jave me pare ne fund te muajit korrik kam qene per vizite zyrtare ne Maqedoni. Jam takuar me te gjithe udheheqesit e Maqedonise dhe me te gjithe udheheqesit shqiptare atje. Nderkohe kreret e partive kryesore shqiptare kane qene ne Shqiperi jane takuar me drejtues te Shqiperise. Ne kete drejtim mesazhi ka qene i qarte Duhet me shume bashkepunim midis te gjitha forcave politike shqiptare per te kerkuar implementimin korrekt te Marreveshjes se Ohrit dhe zbatimin e te gjithe atyre ligjeve dhe vendimeve te rendesishme. Ne mendojme se Marreveshja e Ohrit ende nuk eshte realizuar ne ate mase qe do te deshironte komuniteti shqiptar atje. Por njekohesisht ne mendojme se qe nga koha kur u nenshkrua Marreveshja e Ohrit eshte bere nje progres substancial i te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni dhe ky eshte nje progres qe duhet te vazhdoje edhe me tej.

-Zoti Meta nje kthim mbi ceshtjen e shqiptareve ne Luginen e Presheves. Gjate vizites se pritshme te presidentit serb Boris Tadic ne Tirane a do te shtronit ndonje kerkese konkrete ndonje plan konkret per te drejtat e shqiptareve atje

-Ilir Meta Te drejtat e komunitetit shqiptar ne Luginen e Presheves mbeten nje ceshtje shume e rendesishme ne raportet e Tiranes cka u konfirmua edhe ne bisedimet qe une pata ne Beograd gjate vizites zyrtare ne mars te ketij vitit me presidentin Tadic dhe me personalitete te tjera por edhe ne viziten qe une zhvillova ne Luginen e Presheves. Njekohesisht dua te theksoj me kenaqesi edhe angazhimin e presidentit Tadic si ne takimin qe ai zhvilloi me mua ne Beograd por edhe pak jave me pas ne mesazhet qe ai dha ne Luginen e Presheves duke u shprehur per nje integrim me te mire te komunitetit shqiptar dhe plotesim te te drejtave te tyre. Dhe une besoj qe tani qe shqiptaret kane krijuar edhe Keshillin Nacional te tyre ne Serbi do te kene me shume mundesira me shume hapesira me shume te drejta dhe me shume pergjegjesi per te marre vendime te cilat permiresojne jetesen e tyre. Dhe absolutisht ne cdo takim ceshtjet e shqiptareve ne Luginen e Presheves jane nje ceshtje e perhershme ne raportet tona pra midis Shqiperise dhe Serbise. Ne synojme qe Lugina e Presheves te kthehet ne nje burim te qendrueshem te stabilitetit dhe te bashkejeteses mes shqiptareve dhe serbeve.

-Zoti Meta pyetja e fundit lidhet me tensionin artifical ne Himare pas vdekjes aksidentale te dyshuar si te qellimshme te nje personi por me shume edhe per shkak te nderhyrjes se kryepeshkopit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare Hiresise se Tij Anastas Janullatos. Pse mendoni zoti Meta se ndodhin keto gjera dhe cfare duhet bere qe te mos kemi me nderhyrje te tilla qofte te politikes qofte te autoriteteve te besimit aq me teper kur i perkasin autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare

-Ilir Meta Me shqetesuese se deklaratat apo perpjekjet per te instrumentalizuar kete incident te rende une mendoj se shqetesuese me e rrezikshme eshte humbja e jetes se nje qytetari te Himares. Natyrisht qe i mbetet autoriteteve te shtetit i mbetet prokurorise policise i mbetet gjykatave per te zbardhur kete akt te rende kriminal. Ndersa mendoj se cdo lloj perpjekje per te politizuar dhe per te instrumentalizuar politiksht apo per arsye te tjera eshte nje reminishence e politikave te vjetra qe nuk mund te fitojne dot me terren ne nje Shqiperi evropiane ne nje Ballkan evropian.
-Zoti zevendeskryeminister faleminderit
-Ilir Meta Faleminderit ju

20 Gusht 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›