E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani Nderhyrja per sigurine ne rruge eshte urgjente



TIRANE - Me gjithe masat e marra nga autoritetet per rritjen e sigurise ne rruge Shqiperia renditet nder vendet me numrin me te larte te aksidenteve per nga numri i banoreve dhe i automjeteve. Kryetari i Shoqates Kombetare te Sigurise Rrugore Demir Osmani ne nje interviste dhene korrespondentit te BBC-se ne Tirane Ilir Kadia thote se eshte urgjente nevoja e masave per rritjen e sigurise ne rruge per te zvogeluar numrin e te ashtuquajturave njolla te zeza te rrjetit rrugor ku me e madhja vleresohet autostrada Tirane-Durres.

Osmani Kete vit qeveria shqiptare qe ne fillimet e sezonit turistik edhe me pas mori disa masa per organizimin e tere strukturave qe punojne ne fushen e sigurise per parandalimin e aksidenteve rrugore sidomos Policine Rrugore duke krijuar nje Drejtori te Pergjithshme te Policise Rrugore me struktura te reja dhe te vecanta per ti ndihmuar disi qytetaret qe qarkullojne neper rruget e Shqiperise.
BBC Ne fakt ka qene shume e pranishme policia keto dite neper rruget e Shqiperise por kjo eshte shoqeruar me nje fenomen zoti Osmani qe une e kam vene re dhe me pare qe shtetasit shqiptare sa e shikojne policin mobilizohen duke vene rripin e sigurimit tjetersohen ne zakonet e tyre dhe pastaj pasi kalojne policin heqin rripin e sigurimit duke iu nenshtruar pasigurise...
Osmani Kjo ka te beje me nje raport te zhdrejte midis qytetarit shqiptar dhe policit rrugor. Eshte e vertete qe qytetari shqiptar sapo sheh policin ul shpejtesine vendos rripin e sigurimit rrit vemendjen dhe kujdesin dhe kalon para policit si nje nuse e urte. Sapo kalon policin heq rripin e sigurimit rrit shpejtesine duke rrezikuar te aksidentohet. Pse ndodh kjo Kjo ndodh sepse ende qytetari shqiptar nuk e sheh policin rrugor si dike qe ka dale ne rruge per ti sherbyer atij per ta ndihmuar ate per ta mbrojtur jeten e tij por si nje gjobevenes. Fatkeqesisht edhe strukturat e Policise se Shtetit sot po i meshojne shume faktit qe kane rritur shume numrin e gjobave ne rruge. Realisht rritja e numrit te gjobave a ka cuar ne uljen e numrit te aksidenteve rrugore A ka cuar ne uljen e numrit te njerezve qe humbin jeten ne rruge Kjo ndihet shume pak realisht.
BBC Perse vazhdon te jete kaq i larte numri i aksidenteve me protagoniste emigrantet
Osmani Dy faktore mendojme ne se e shkaktojne kete fakti qe ardhja e emigranteve e rrit shume numrin e mjeteve ne nje periudhe te vogel kohe ose sic themi ne e rrit shkallen e motorizimit te mjeteve ne rruget e Shqiperise si rrjedhoje edhe premisa per te ndodhur aksidente eshte me e madhe. Se dyti psikologjia me te cilen vijne emigrantet ne Shqiperi eshte psikologjia e rrugeve te mira te sigurta nderkohe qe ne rruget shqiptare pavaresisht investimeve te medha qe jane bere elementet e sigurise rrugore mungojne ne shumicen e rrugeve tona.
BBC Pse eshte kaq e brishte siguria rrugore ne Shqiperi Ju jeni kryetari i Shoqates se Sigurise Kombetare Rrugore.
Osmani Une mendoj se tre jane faktoret kryesore qe ndikojne ne parandalimin e aksidenteve rrugore. Faktori i pare dhe me i rendesishem eshte edukata e qytetareve shqiptare me menyren sesi duhet te qarkullohet ne rruge. Per te levizur ne rruge duhet te njohesh disa rregulla te Kodit Rrugor. Qe keto rregulla ti njohesh e ti zbatosh duhet te krijohet nje edukate e caktuar dhe kjo edukate ende mungon. Pikerisht per te forcuar kete edukate ne mendojme se ka nevoje qe ne gjithe sistemin tone arsimor por edhe ne sistemin e edukimit formal jashtearsimor duhet te punohet edhe per edukimin e qytetareve sidomos te brezit te ri me njohjen e rregullave te Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise.
BBC Cfare jane keto njolla te erreta te ashtuquajtura ne rrjetin rrugor shqiptar
Osmani Sic thame rruget shqiptare jane ndertuar pergjithesisht te reja. Ndertimi i ketyre rrugeve ka bere here pas here te mos behen projekte te sakta me elementet e sigurise rrugore. Si rezultat i kalimit te mjeteve ne keto rruge te reja ka nxjerre probleme ne disa nyje kyce te rrugeve ku ndodhin me shume aksidente cka tregon se aty jane krijuar disa njolla te zeza qe ne i quajme pika te rrezikshme te te cilat patjeter duhet qe shteti shqiptar ti studioje dhe te nderhyje per ti rregulluar keto elemente te sigurise rrugore. Po jap nje shembull eshte nje rrethrrotullim ne Lushnje dhe brenda nje viti kane ndodhur 27 aksidente ku kane vdekur rreth 20 qytetare. Atehere me siguri ketu eshte nje njolle e zeza e cila duhet rregulluar dhe nje ekip inxhinieresh projektuesish por edhe zbatues te cilet e njohin mire Kodin Rrugor duhet te nderhyjne qe ne kete rruge ky projekt te permiresohet qe mos te ndodhin me gjera te tilla.
BBC Ku do ti gjeje parate qeveria shqiptare Po shpenzohen kaq shume per rruge...
Osmani Per rregullimin e njollave te zeza nuk duhen shume para. Problemi eshte te kete vetem nje organizim dhe deshire. Mbas nje studimi qe kemi bere ne si shoqate veme re se per te rregulluar njollat e zeza mund te duhet jo me shume se 2 e parave qe perdoren ne ndertimin e rrugeve. Natyrisht edhe ketu ka nje kosto por kosto qe ndodh si rezultat i humbjes se jeteve te njerezve dhe i plagosjes ne rruget tona eshte shume me i madh se parate qe duhen per te rregulluar keto njolla te zeza.
BBC A shikoni drite ne fund te tunelit te problemit te madh te aksidenteve rrugore ne Shqiperi
Osmani Ne patjeter qe shohim drite sepse vitin e fundit ne shohim nje interesim me te madh te qeverise shqiptare nje interesim me te madh te opinionit publik. Tani ka ardhur nje moment qe ne e shohim shume te rendesishem eshte nje bashkerendim me i mire i ketyre faktoreve ne menyre qe kete problem ta bejne shqetesim per gjithe shoqerine. Ne kohet e fundit per te ndihmuar me shume te rinjte sidomos nxenesit e shkollave kemi botuar nje liber Edukata rrugore per kembesore dhe cikliste te cilin disa shkolla kane filluar ta fusin ne sistemin e tyre arsimor dhe ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit besojme se shume shpejt do ta shtrijme ne te gjithe vendin.

Perplaset autobusi me turiste kosovare 4 te plagosur
LAC - Nje autobus me turiste kosovare eshte perplasur me nje automjet ku si pasoje kane mbetur te plagosur 4 persona. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme ne Lac kur autobusi me pasagjere turistet kosovare u perplas me nje automjet ne te cilin udhetonin 4 persona. Si pasoje 4 personat e automjetit te vogel mbeten te plagosur. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se te plagosurit ndodhen ne spital jashte rrezikut per jeten. Nderkohe nga pasagjeret e autobusit nuk pati asnje turist te plagosur. Por aksidenti ka shkaktuar nje amulli ne aksin ku ndodhi perplasja mes dy automjeteve. Automjetet kane qendruara ne vendin e aksidentit derisa policia ka kryer te gjitha ekspertizat e nevojshme gje qe ka sjelle bllokimin e rruges. Kjo shkaktoi nje radhe te gjate automjetesh qe priten deri ne lirimin e rruges.

Kthimi i emigranteve 7 mije shqiptare
kalojne ne Kakavije per 12 ore
GJIROKASTER - Mbi 7 mije shqiptare jane larguar nga Shqiperia gjate 12 oreve te fundit per ne Greqi nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar te Kakavijes. Burime nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit e Qarkut te Gjirokastres pohuan se gjate 12 oreve te fundit kane dale nga territori shqiptar rreth 7000 emigrante 500 shtetas te huaj 2689 mjete ndersa kane hyre 2600 shtetas shqiptare 255 shtetas te huaj dhe 450 mjete. Pala shqiptare punon me 8 sportele ne dalje ndersa ajo greke me 4 sportele ne hyrje. Situata eshte paraqitur e qete dhe nuk eshte shenuar ndonje incident. Ne kufirin Shqiperi-Greqi ne prefekturen e Qarkut te Gjirokastres funksionojne me kohe te plote dy vendkalime kufitare ajo e Kakavijes qe ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit te Gjirokastres ne drejtim te jugut dhe Tre Urat qe ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit te Permetit ne drejtim te perendimit. Ndersa pika kufitare e Sopikut qe ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit te Gjirokastres ne komunen e Pogonit funksionon vetem per kembesoret.

25 Gusht 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›