Ministri i Shendetesise deputet i LSI-se ben apel per fillimin e punes per reformen zgjedhore
Ministri i Shendetesise deputet i Levizjes Socialiste per Integrim Petrit Vasili u ka bere thirrje dje partive politike qe te fillojne punen per realizimin ne kohe te reformes zgjedhore. Sipas Vasilit te gjitha partite ne fillim te sesionit parlamentar duhet te kene kryefjale te punes se tyre realizimin e reformes zgjedhore duke permiresuar Kodin Zgjedhor mbi bazen e sugjerimeve dhe rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Me tej ne nje interviste per gazeten Albania Vasili thekson se nuk mund te shkohet ne zgjedhjet e ardhshme vendore pa bere ndryshime ne Kodin Zgjedhor pasi sipas tij do te kete perseritje te se njejtes retorike politike per manipulime dhe parregullsi. Persa i perket pergatitjes per zgjedhjet vendore dhe negociatave me PD-ne per ndarjen e bashkive dhe te komunave Vasili ben te ditur se eshte ende heret per te nisur negociatat dhe se prioritet eshte reforma zgjedhore. Ai thekson se pas realizimit te reformes do te nisin negociatat politike me PD-ne per zgjedhjet vendore. Persa u perket zerave per ndryshime ne qeveri ministri mendon se nuk ka vend per nje diskutim te tille per shkak se qeveria ka permbushur objektivin paresor te saj qe eshte liberalizimi i vizave vendim ky qe pritet te behet realitet sa me pare. Duke pare zhvillimet politike dhe rolin e vecante qe kane zgjedhjet dhe standardet e tyre Levizja Socialiste per Integrim ngre edhe njehere sot me te njejtin shqetesim ceshtjen e reformes zgjedhore. E gjithe politika ka konsumuar me qindra deklarata ka shperthyer me nje patos te jashtezakonshem per nevojen e standardeve gjithmone e me te mira zgjedhore por ai qe eshte momenti krucial qe demonstron vullnetet e mira e qe ka te beje me arritjen e ketyre standardeve dhe qe eshte reforma zgjedhore ketij impenjimi konstatojme qe po i shmangen ne menyra te ndryshme. Ne jemi ketu per te bere apel edhe njehere dhe per te vazhduar te vihemi ne dispozicion ne vend te pare per ate qe ka qene gjithmone si kredo e LSI-se per mbajtjen e zgjedhjeve me te mira dhe me standarde me te larta per te filluar sa me pare reformen zgjedhore - eshte shprehur Vasili. Me tej ai ka shtuar se sesioni i ri parlamentar duhet te fokusohet pikerisht ne kete reforme. Besojme se sezoni i ri politik i cili normalisht starton ne shtator duhet te kete si kryefjale te tij nisjen e punes intensive per nje reforme zgjedhore sa me te mire duke nisur punen me sugjerimet qe kane ardhur nga nderkombetaret ne raportin e bere publik pas zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR-i. Zgjedhjet duhet te sigurojne parametra te tjera parametra te nje Shqiperie qe duke qene tashme nje vend europian dhe ku qytetaret do te levizin lirshem ne Europe sigurisht qe duhet te kete dhe zgjedhjet qe meriton. Ndaj konkludojme se koha e deritanishme eshte humbur dhe shperdorur dhe nuk ka me minuta kohe per te humbur. Te gjitha partite duhet te ulen ne tavolinen e bisedimeve te thella dhe reflektimeve dhe cdo shmangie nga kjo apo klithme demagogjike per permiresime zgjedhjesh pa permiresuar ligjin zgjedhor dhe pa reflektuar rekomandimet e nderkombetareve dhe cdo gje qe nuk ka shkuar mire ne zgjedhje besojme se keto mbeten vetem klithma demagogjike qe nuk kane te bejne me thelbin apo me shqetesimin per te pasur zgjedhje me te mira ne Shqiperi. Si perfundim LSI-ja e ka shume te qarte se cilat do te ishin permiresimet e ndryshme qe mund ti behen Kodit Zgjedhor te cilat nuk levizin thelbin e tij ka te gjithe grupin e eksperteve te domosdoshem per ta bere kete gje per ta ofruar kete ne tryezen e bisedimeve por edhe njehere e theksoj duhet vullneti politik per ta shikuar drejt e ne sy dhe seriozisht kete problem i cili nuk duhet shtyre asnje sekonde me shume - eshte shprehur Vasili ne apelin e tij.
Eshte bere e ditur pak kohe me pare se LSI-ja ka gati nje draft per permiresimet ne Kodin Zgjedhor. A mund te thoni cilat jane pikat kryesore te ketij drafti
Gjithcka duhet te diskutohet ne tavoline. Ne kemi verejtjet e OSBE/ODIHR-it. Te gjithe i kane vene re defektet e Kodit dhe jane ne dijeni te pikave qe duhen permiresuar. Ne mbeshtesim rekomandimet e bera ne raportin e OSBE/ODIHR-it sigurisht kemi dhe verejtjet tona qe do ti bejme publike ne tryezen e bisedimeve. Ne bejme thirrje te ulemi te bisedojme dhe ta permiresojme kete kod. Ky eshte thelbi.
Persa u perket zgjedhjeve vendore a kane filluar negociatat me Partine Demokratike per ndarjen e bashkive dhe komunave
Nuk ka ende negociata me PD-ne per zgjedhjet vendore. Por ne lidhje me taktiken dhe menyren e konkurrimit qe do te ndjeke LSI-ja e gjitha kjo do te jete objekt diskutimi dhe debati ne forumet e LSI-se. Sigurisht do te shprehen forumet per kete gje ne kohen e duhur dhe ne perputhje me daten e dekretuar nga Presidenti i Republikes per zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Ne perputhje me keto vendime do te procedoje LSI-ja per te nisur bisedimet me PD-ne.
Persa i perket LSI-se ne kete faze te gjitha strukturat tona ne nivel qarqesh jane aktivizuar per zgjedhjet vendore. Tirana sic dihet po shikohet me prioritet pasi eshte bere publik fillimi i gares per zgjedhje. Kryeqyteti eshte ne funksion te dinamizmit te pergatitjes per zgjedhjet lokale. Ne te tere territorin po punohet per permiresime por edhe me aktivizimin e strukturave te reja dhe pranimeve te reja. Te gjitha keto jane ne funksion te zgjedhjeve.
Pra pritet me pare qe te realizohet reforma zgjedhore dhe me pas te nisin negociatat
Logjika e gjerave eshte pikerisht kjo. Sepse meqenese kemi te bejme me nje proces zgjedhor dhe procesi zgjedhor kerkon gjithmone standarde me te mira duhet te behet nje reforme. Ka pasur debate per kete ceshtje dhe pas nje debati ka reflektime dhe reflektimet me te mira behen ne Kodin Zgjedhor. Ka pasur dhe verejtje nga faktori nderkombetar ne raportin e tyre. E mira eshte qe duhen bere permiresime te ketyre verejtjeve qe jane bere ne raportin e nderkombetareve. Edhe ne kemi verejtjet tona per Kodin kemi konstatimet tona ndaj u bejme thirrje te gjitha partive politike qe te ulemi dhe te diskutojme per te bere ndryshimet dhe permiresimet e duhura. Kjo per ne eshte kryeprioritet politik sepse nese ne do te futemi serish ne zgjedhje me nje kod qe dihet paraprakisht qe ka probleme atehere ne do te riciklojme te njejten problematike dhe retorike politike. Persa u perket negociatave politike keto nuk perbejne asnje problem pasi keto realizohen ne cdo moment dhe vendoset. Prioritet eshte qe te bejme zgjedhje me standardet e duhura.
Eshte propozuar nga disa parti te vogla qe ndryshim paresor i Kodit te jete ndryshimi i sistemit ose korrektimi i tij me proporcional kombetar. A e mbeshtet LSI-ja kete propozim
Ky nuk eshte ndryshim i sistemit pasi sistemi mbetet prape proporcional. Keto jane ndryshime per tiu afruar sa me shume se vertetes. Ne kemi qene te hapur qe ne tavoline te hidhen te gjitha zgjidhjet qe cojne sa me afer se vertetes. Per ne korrektimi kombetar nuk eshte nje ceshtje e re kjo eshte diskutuar edhe me perpara se te miratohej Kodi dhe ka qene nje nga alternativat qe u kerkua. Ne mbeshtesim cdo permiresim qe na con gjithmone e me shume te realiteti elektoral i vertete. Kete e them sepse ne aktualisht kemi nje Kod Zgjedhor qe nuk garanton perputhshmeri te votave te marra nga nje subjekt politik dhe mandateve qe ka kjo force. Te gjithe e kane konstatuar qe ne kemi fituar 84 mije vota dhe kemi vetem 4 mandate. Nderkohe qe mesatarja e nje mandati te LSI-se eshte 22 mije vota ndersa mesatarja e nje partie tjeter te madhe eshte 7-8 mije vota. Kjo diference me tri here sigurisht qe nuk eshte e drejte dhe nuk eshte demokratike. Ky eshte nje problem. Por problem tjeter eshte procesi i numerimit. Ne vend te 40 qendrave te numerimit mund te duhen 80 te tilla. Menyra se si numerohet mund te kete permiresime te metejshme qe te evitohet menyra e manipulimit e te tjera problematike qe duhen marre ne konsiderate dhe permiresuar ne zgjedhjet e ardhshme.
Nje pyetje e fundit zoti Vasili pasi kohet e fundit eshte artikuluar edhe nga deputete te PD-se nevoja per nje analize dhe per ndryshime ne qeverisje. Mendoni se ne shtator do te kete ndryshime ne kabinetin qeveritar
Nuk kam degjuar nga maxhoranca nje qendrim te tille. Problemi eshte i tille puna e qeverisjes matet me objektivat e veta. Qeverisja quhet Qeverisja e integrimit. Pra nje nga objektivat themelore eshte integrimi dhe kryeprioritet eshte levizja e lire liberalizimi i vizave. Pra te gjithe e dine qe ky proces eshte drejt perfundimit dhe dihet qe qeveria ka realizuar nje nga kryeobjektivat. Procesi i liberalizimit te vizave megjithese eshte nje proces politik ne fund te fundit eshte nje vleresim politik qe i behet qeverisjes. Ne kete moment faktet flasin ne favor te qeverisjes. Sigurisht kryeministri i vendit eshte ai qe ka kompetencen per te vleresuar gjerat dhe te drejten qe ne cdo kohe ne cdo moment mund te kerkoje te beje permiresime ne sektore te caktuar. Por per mendimin tim objektivi madhor i maxhorances eshte i permbushur me se miri. Por politika eshte art i se papritures.
18 Gusht 2010