Jeta anormale me e rende se katastrofa e ujit
Ne shtate lagjet e vena nen uje ne qytetin e Shkodres jeta e cdo ore eshte nje sakrifice tronditese. Dhimbja e banoreve te shperngulur nga 67 fshatrat e Nenshkodres ne dhomat e konvikteve apo ne zyrat e shnderruara ne hapesira banimi eshte e madhe. Qindra e mijera njerez perjetojne tashme ankthin e zhberjes se asaj jete normale qe kane lene ne shtepite e tyre te zhytura ne uje ne fshatra. Behet fjale per vila dhe apartamente per shtepi dhe dyqane per mjedise dhe sidomos per kopshte e shkolla qe tashme jane pushtuar nga uji i frikshem. Keto vise tashme jane vise te ujit te tmerrshem. Keshtu kane nisur ti quajne vete banoret e shperngulur nga Dajci Oboti krejt Nenshkodra dhe nga lagjet qe quhen buze liqenit te Shkodres por qe tashme shumekush mendon se jane pjese e liqenit. Kjo panorame e frikshme po shnderrohet ne nje drame me permasa te medha ne shpirtin e banoreve prinderve e femijeve pleqve dhe plakave te cilat perpos kujteses se tyre e quajne kete ardhje te ujit si me te pangjaren ne te gjithe jeten. Ky eshte nje hall qe mos e gjette askend shprehen ne dhomat dhe mjediset ku mblidhen shumica e burrave te familjeve te strehuara. Te gjithe kane nisur te perllogarisin demet qe u jane bere ne shtepite e tyre ndersa te tjere e bejne edhe me drobites bilancin paraprak duke nisur te perllogarisin demin qe u eshte bere ne banesa rreziku i shembjes se tyre dhe sidomos i prishjes se investimeve qe me mund e sakrifica kane bere per te pasur nje shtepi nje vile apo nje banese te kohes. Nena te reja derdhin lot per kete katastrofe dhe per mynxyren qe u ka ngjare per te ardhmen. Jane te gjitha familjet qe tashme do te presin se pari terheqjen e ujit e atij liqeni apo lumi qe erdhi me aq shpejtesi dhe qe sipas gjasave do te terhiqet me vonese e me veshtiresi. Kjo beteje e re e banoreve te shpetuar eshte me e tmerrshme sepse eshte psikologjike.
Femijet kane prishur rendin e tyre ditor duke nderprere mesimin ne shkolla dhe duke pritur qe ne nje kohe te pacaktuar te rikthehen ne fushat dhe banesat e tyre ne fshatrat apo lagjet e tyre te cilat nuk dine edhe per sa dite apo muaj do te mbesin pa i pare.
Pjesa e pazene prej ujit ne Shkoder eshte pasqyra ku shihet se sa e madhe eshte katastrofa e permbytjeve por po kaq pasqyre eshte ai grumbullim banoresh per te verifikuar solidaritetin dhe mbeshtetjen njerezore qe shkodranet i japin njeri-tjetrit ne nje gjeme te tille te ardhur prej natyre. Ne lagjet e mbipopulluara ne pallatet ku jeta vijon mbi katin e pare te zene prej uji jeta vazhdon te jape proven e mbijeteses ne kushte dhe rrethana anormale. Ne ditet e ardhme kjo merzi dhe ky anormalitet do te vihet ne prova edhe me te medha pasi infrastruktura eshte tjetersuar dhe ata do te perballen me nje menyre te re levizjeje ate permes mjeteve rrethanore mbi uje dhe nuk dihet se sa..kohe jo mbi toke.