E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezha dhe Durresi ne alarm uji pushton serish toka dhe banesa

Permbytjet

Situata ne Lezhe vazhdon te jete kercenuese. Carja ne argjinaturen e Torovices dhe ne ate te Adriatikut kane detyruar forcat e ushtrise te vendosen ne keto zona ku eshte punuar gjate gjithe oreve te para te se shtunes per perforcimin e argjinaturave. Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjences civile edhe ne Qarkun eLezhes ku per momentin rreth 600 ha toke jane nen uje. Argjinatura e Torovices ka rrjedhje te ujit edhe pas masave te marra nga ushtria nderkaq derdhjet nga Shkopeti dhe Ulza duken disi me te stabilizuara. Nderkaq ne Qarkun e Durresit situata ka vazhduar te jete e renduar per shkak te reshjeve te dendura te shiut qe kane rene pa pushim. Problem ne kete qark mbetet gjendja e digave te disa prej ujembledhesve. Vecanerisht ne Vadardhe te Sukthit Rade te Manzes dhe Shkozet e Plazh te Durresit lagje te tera ndodhen te izoluara nga uji. Shtepi dhe biznese gjenden nen uje ndersa nderhyrjet per thithjen e ujit me pompa jane te kufizuara per shkak te vendderdhjes se ujit te mbledhur. Ne zonen e plazhit uji ka arritur ne 40 cm. Nuk dime ku te derdhim ujerat e mbledhura nga perdorimi i pompave ngre shqetesimin kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako. Ne Shkozet Plazh e fshatrat e permbytura shume prej familjeve jane zhvendosur te shtepite e te afermve duke lene ne banesat e tyre vetem nga nje pjesetar ne ruajtje. Kanalet e ujerave te larta jane te tejmbushura nderkohe qe ne Porto Romano dhe plazh hidrovori dhe stacioni i pompimit punojne me kapacitet te plote. Ne hidrovorin e Hamallajt furnizimi me tension te ulet shkakton probleme ne funksionimin e motopompave qe gjithsesi e ka te veshtiresuar punen per shkak te shperthimit te kanalit te Tones. Shtabet e emergjences qe funksionojne prane cdo njesie vendore jane vene te gjitha ne gatishmeri te plote duke monitoruar situaten po kuotat e larta te ujit ne kanale pengojne nderhyrjen ne to. Disa nga digat e rezervuareve jane te rrezikuara dhe shperthimi i tyre do te ishte fatal pasi ndodhen prane zonave te banuara. Kreu i shtabit te emergjences per qarkun Genci Alizoti thote se niveli i ujit ka nisur te bjere ne Sukth e Fushe-Kruje po situata po monitorohet ne menyre te vazhdueshme. Nderkohe drejtori i Bordit te Kullimit Shyqyri Ballgjini e vlereson situaten emergjente ne disa prej digave dhe kanaleve duke kerkuar vemendjen e shpejte ne investime per te forcuar digat e marre masa ndaj demtuesve te tyre. Nderkaq ne Fushe-Kruje Nikel e Bubq situata mbetet emergjente. Ne qindra shtepi e biznese ka vershuar uji. Statistikat e banoreve te prekur nga kjo fatkeqesi ende nuk ekzistojne. Shtabet lokale te emergjences por edhe ai i prefektures nuk ofron asnje shifer per shtepite e permbytura pasi ende ne to nuk mund te hyhet. Pjesa kryesore e qytetit te Fushe-Krujes mbetet e permbytur. Dalja nga shtrati i lumit Zeze si pasoje e reshjeve dhe prurjeve te shumta shkaktoi permbytjen e dy lagjeve kryesore te qytetit te Fushe-Krujes dhe zonat perreth. Nderkohe problematike ka qene situata dhe ne ujembledhesin e Bacukulles ku u arrit te vihen ne pune portat e emergjences.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›