E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Financave hap llogari bankare fton biznesin dhe donatoret

Apeli

Ministria e Financave permes njoftimit per shtyp te leshuar dje gjate paradites ftoi donatoret bizneset dhe qytetaret qe te kontribuojne me ndihma monetare per banoret e demtuar nga permbytjet. Nisur nga situata e krijuar per shkak te permbytjeve nga reshjet ne Shkoder dhe zona te tjera ne vend Ministria e Financave njofton se ka hapur numra llogarie ne te gjitha bankat e nivelit te dyte ne vend per te mbledhur ndihma monetare per banoret e prekur nga katastrofa.

Ministria e Financave fton te gjithe donatoret organizatat e bamiresise biznesmenet dhe qytetaret qe te japin kontributin e tyre per te lehtesuar situaten e renduar te banoreve te demtuar thuhej ne deklaraten per shtyp.

Sipas njoftimit cdo dhurues mund ti drejtohet seciles prej bankave te nivelit te dyte dhe te jape kontributin e tij ne llogarine e hapur nga Ministria e Financave me emer Kontribute vullnetare per te permbyturit ne zonen e Shkodres. Mesohet gjithashtu se fondet e mbledhura ne numrat e llogarise do te perdoren nga Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile per Perballimin e Pasojave te Permbytjeve. Ne permbytjet e para te ketij viti ministria kishte hapur llogari ne disa banka ku shume organizata te ndryshme biznese dhe donatore dhane kontributin e tyre duke mundesuar krijimin e nje fature prej te pakten 2 milione eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›