Terbohen lumenjte ne Jug te vendit
Zgjerohet harta e permbytjeve edhe ne Jug te vendit. Reshjet e dendura te shiut kane krijuar situate emergjente ne Qarkun e Fierit. Gjate dites se djeshme ka dale nga shtrati lumi Gjanice duke permbytur tregun industrial dhe dhjetera lokale. Nderkohe 12 banesa jane permbytur dhe 35 te tjera jane te demtuara. Lumi i Semanit mbetet ne piken kritike dhe rrezikon te dale nga momenti ne moment. Sipas informacioneve te marra nga shtabi i emergjences se Prefektures Fier mesohet se jane permbytur nga shirat rreth 800 ha toke bujqesore. Situata mbetet problematike ne komunat Mbrostar Qender Cakran Libofshe Cakran Topoje. Nderkaq jane permbytur siperfaqe te konsiderueshme toke ne fushen e Maliqit. Te pakten 1500 hektare ne fshatrat Sovjan Pirg dhe Libonik jane nen uje. Harta e permbytjeve eshte zgjeruar dje edhe ne Qarkun e Beratit ku lumi Osum rrezikon te dale nga shtrati e tij dhe te permbyte qindra hektare toke dhe dhjetera banesa. Nderkaq shtate banesa ne hyrje te qytezes se Ures Vajgurore jane permbytur nga vershimi i Osumit. Banoret jane evakuuar me shpejtesi nga banesat e tyre nderkohe qe po punohet per largimin e ujit nga shtepite. Reshjet e shiut te rena gjate se shtunes kane krijuar probleme edhe ne disa lagje te qytetit te Vlores.