Meta: S'ka asnjë shans për bojkot të zgjedhjeve, do mbrojmë fitoren plebishitare
TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta shprehet i bindur se opozita do të sigurojë fitore në zgjedhjet e 23 qershorit, pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për të kontrolluar institucionin kryesor të administrimit të zgjedhjeve, KQZ-në.
I ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në Top Channel, zoti Meta komentoi zhvillimet politike të ditëve të fundit, duke theksuar se ndërhyrja në KQZ, përmes shkarkimit të anëtarit Ilirjan Muho, cënon institucionet dhe përbën një shqetësim për demokracinë dhe standardet e zgjedhjeve.
“Jemi në një moment që standardi i zgjedhjeve është dhunuar, por kjo nuk do të pengojë në asnjë mënyrë rotacionin, pasi opozita është e motivuar, e ka mundësitë dhe instrumentet për të mbrojtur fitoren plebishitare.”- u shpreh lideri i lSI-së.
I pyetur nëse opozita do të shkojë drejt një braktisje të mundshme të zgjedhjeve, Meta u përgjigj: “Jo, ju siguroj ama që nuk ka asnjë shans për bojkot të zgjedhjeve. Berisha duhet të gjejë si do të dalë nga kjo situatë, me dinjitet, reflektim apo ndonjë mënyrë tjetër, pasi rezultatin e humbjes nuk e ndryshon dot, as të paguajë me miliona dollarë për Podestën, që manipuloi deklaratën e Jonathan Moore, drejtor në Departamentin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore, e këto janë fonde që merren nga taksapaguesit.”
Sokol Balla:Mirëmbrëma zoti Meta.
Ilir Meta: Mirëmbrëma juve dhe të gjithë ndjekësve.
Balla: Çfarë ndjesie është të riktheheni përsëri në opozitë?
Meta: Në politikë kam hyrë si opozitar dhe si një parti opozitare. Kjo ndjesie është e njohur mirë tashmë.
Balla: Më kujtohet kur ishim në këtë studio në muajin prill. E habitshme se sa shumë gjëra ndodhin në një vit?
Meta: E vërtetë, por ndryshimet më të mëdha nuk kanë ndodhur akoma, do të jenë ato në tre muajt e ardhshëm.
Balla: Le t’i kthehemi temës së ditës, KQZ-së. Përtej argumentit politik, argumenti i dytë i mazhorancës është ai i pakorrektësive në CV-në e zotit Muho. A mendoni se ishte një gafë naive ajo e mosdeklarimit?
Meta - Lidhur me pretendimet e pseudomazhorancës, sepse e tillë është tashmë, mund të them se ka humbur logjikën, kontrollin, arsyen dhe çdo lloj përgjegjësie përpara vendit. Nuk e përtypim dot atë rotacion të domosdoshëm, të pashmangshëm dhe të sigurt. Ajo që ndodhi me minimin e pavarësisë së KQZ-së ka të bëjë me prishjen e standardit të zgjedhjeve, në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese, e në mënyrë të njëanshme. Natyrisht që do të ketë ndikim, por mendoj se në fund do të jetë pozitiv, në drejtimin e një angazhimi më të madh të opozitës dhe të të gjithë shqiptarëve.
Në rastin konkret është një gënjeshtër e madhe preteksti se ky person kishte problem ligjor, është një mashtrim i hapur, që erdhi si reagim paspanikut të një kundërshtimi të gjerë dhe të ashpër për nismën e politizimit ekstrem të KQZ-së dhe gjoja arsyetimit se KQZ është politike, diçka që bien ndesh me përcaktimin e kushtetutës. Ndaj zotërisë është marrë një masë administrative, kjo është e vërtetë, për përgjegjësinë e tij të vlerësimit të aktit të një vartësi dhe ky prokuror, që gjithashtu u shkarkua, e fitoi në Gjykatë të Lartë këtë pretendimin e tij. Për rastin e Muhos ka pasur një dekret të president Moisiu, nuk ka asnjë fshehje, por edhe sikur të ishte kapur me një kundravajtje të vërtetë, koha e rehabilitimit, e përcaktuar në ligj, ishte shlyer.
Qëndrimi i dyfishtë i Partisë Demokratike është i habitshëm, e mund t’iu them që kryetari i mëparshëm i KQZ-së, i propozuar nga kjo mazhorancë ka qenë i arrestuar nga presidenti Berisha dhe madje edhe i dënuar, por edhe për ata që dënohen penalisht ka procedura rehabilitimi, prandaj asnjëherë nuk është përdorur si argument. PD po kalon në një arrogancë të madhe në cënimin e institucioneve, me qëllim të kontrollojë të gjithë jetën politike dhe ky përbën një shqetësim për demokracinë, standardet europiane që duhet të ketë shoqëria. Jemi në një moment që standardi i zgjedhjeve është dhunuar, por kjo nuk do të pengojë në asnjë mënyrë rotacionin, pasi opozita është e motivuar, e ka mundësitë dhe instrumentet për të mbrojtur fitoren plebishitare.
Balla: Përpara se të shkojmë tek tema e zgjedhjeve, duhet të pyesim se çfarë do të ndodhë me KQZ-në?. PS tha që nuk do të propozojë emra të rinj. A do ta bëjë këtë LSI?
Meta: LSI nuk mund të bëhet pjesë e kësaj farse. Ne sot nuk kemi një KQZ, nuk është më siç e përcakton kodi, e pavarur. Nuk është dhunuar vetëm një person, që u hoq në mënyrë të paligjshme, por u dhunua institucioni. Ky ka qenë edhe shkaku i reagimit individual të anëtarëve të tjerë të KQZ. Në përpjekjen për të kontrolluar në mënyrë të paligjshme nuk mund të bëhet lojë edhe opozita.
Balla - Po shohim një seri braktisjesh të opozitës, nga KQZ, tek zëvendëskryetari i Kuvendit, Nasip Naço, që paraqiti sot dorëheqjen e tij.
Meta: Opozita nuk po braktis asgjë, përkundrazi do të shumëfishojë forcat dhe energjitë e saj. Po kështu, opozita nuk kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, por afrimin nëse ka mundësi. Opozita ka çdo kapacitet dhe instrument për të garantuar dhe një votë të vetme, kudo që ndodhet në të gjithë vendin. Sot, të gjithë prozhektorët brenda dhe jashtë vendit janë fokusuar tek Sali Berisha, njeriu që po shkatërron zgjedhjet, njeriu që kujton se vetëm duke pasur kontroll absolute mbi çdo institucion do të imponojë shumica që nuk ekzistojnë, pasi shumica është tjetër. Në të gjithë zgjedhjet PD ka qenë pakicë, e majta është shumicë, pavarësisht historive që të gjithë i dinë shumë mirë. Në qoftë se do, le ta mbajë KQZ siç do, le ta bëjë shtatë me zero, siç ka qenë në vitin 1996. Opozita sot është në një start tjetër, është e bindur që të garantojë një rotacion të pashmangshëm dhe të sigurt.
Balla: Por, a do të shkojë opozita drejt një braktisje të mundshme të zgjedhjeve?
Meta: Jo, ju siguroj ama që nuk ka asnjë shans për bojkot të zgjedhjeve. Berisha duhet të gjejë si do të dalë nga kjo situatë, me dinjitet, reflektim apo ndonjë mënyrë tjetër, pasi rezultatin e humbjes nuk e ndryshon dot, as të paguajë me miliona dollarë për Podestën, që manipuloi deklaratën e Jonathan Moore, drejtor në Departamentin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore, e këto janë fonde që merren nga taksapaguesit.
Ndryshimi do të ndodhë në mënyrën më absolute, nëse Berisha reflekton do t’i bëjë një të mirë vendit dhe partisë së tij, pasi ndryshe do të hyjë në trashëgimi si prishës dhe manipulues i zgjedhjeve, e sjelljeve të papërmbajtura që nuk i takojnë një kryeministri të një vendi anëtar i NATO-s. Mua më vjen keq që ne të konsiderohemi një regjim hibrid si Uganda. Janë gjëra të palogjikshme. Kishte një marrëveshje për kodin, dëshiron një ndryshim? Kërko marrëveshje me PS dhe përfshi edhe ata të OSBE-së, bashkëhartues të kodit. Si mund të paraqesësh tre motivacione të ndryshme, brenda një seance. Në një vend të zhvilluar europian nuk mund të ndodhë kurrë diçka e tillë? Kjo ndodh si rrjedhojë e një paniku propagandistik, për manipulimin e zgjedhjeve nga opozita, që kjo është një çudi e paparë e ju siguroj që jemi vendi i vetëm në botë që mazhoranca ka frikë nga manipulimi i opozitës.
Balla: Megjithatë, duke dashur të gjesh një lloj logjike, duket se lëvizja e mazhorancës në KQZ ka një sens balancimi, sepse kalimi LSI i ndryshoi raportet tek KQZ e komisionet e numërimit?
Meta: Ky nuk është, por spekulim. Argumenti i vetëm është ligji. KQZ është institucion kushtetues i pavarur dhe mandati i anëtarëve është gjashtë vjet, nuk është katër, por gjashtë. Tjetra, që është shumë e rëndësishme, institucionet e tjera si KZAZ janë të përkohshme, vetëm për një palë zgjedhje dhe atje kanë partitë rol kryesor. Absolutisht që gjithçka do të bëhej këtu në frymën e kodit dhe strukturave të tjera, por kjo është një tentativë për të manipuluar opinionin publik, ku ne mund të jemi i vetmi vend në botë ku thuhet se opozita do të manipulojë zgjedhjet.
Balla: Ju thoni që zgjidhja mund të ishte gjetur edhe nëpërmjet mbajtjes së negociatave?
Meta: Ju kujtoj që kodin e ka bërë PD me PS, ne kemi pasur kundërshtimet tona, por ata e kanë bërë me konsulencën e OSBE-së dhe negociatat ishin të natyrshme nëse do të mbaheshin. Dua t’i rikthejmë dinjitetin KQZ-së, duhet të kemi zgjedhje me standardin e duhur dhe kjo është përgjegjësi e Berishës.
Balla: Ju e takuat atë natën në Kryeministri zotin Berisha dhe atë natë u dukët sikur u ndatë në paqe?
Meta: Raportet tona në katër vjet, që kur iu përgjigjëm pozitivisht ftesës kanë qenë konstruktive, bashkëpunuese, edhe pse kemi ndarë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, që në raste të caktuara janë shprehur edhe publikisht dhe në takimin e fundit. Në atë takim, unë e falenderova për bashkëpunimin e di bëra të qartë se kisha vendosur të bëja një zgjedhje tjetër për PS.
Balla: Si e priti Kryeministri këtë deklaratë?
Meta: Ajo që doja të theksoja, është se po të më kishte thënë në këtë takim që anëtari që ju keni propozuar na prish balancat në KQZ, besoj se kjo çështje mund të ishte zgjidhur me bisedime, pa qenë e nevojshme që të krijoheshin trauma të tilla.
Balla: Pra do e kishit tërhequr zotin Muho?
Meta: Unë besoj se po, se për mua s’ishte shumë e rëndësishme 4-3 apo 3-4, nuk ishte pjesë e ndonjë marrëveshje me Ramën kontrolli KQZ-së. Gjithçka tjetër mendoj se ishte një justifikim, për të justifikuar me propagandë bolshevike veprimet bolshevike si ky shkarkim.
Balla: Megjithatë, u duk se divorci do të ishte në paqe e në pushtetin lokal do të vazhdonte bashkëpunimi, por në fakt, fill pas votimit të LSI-së të një projekti të rëndësishëm në bashki, një ditë më pas erdhi fillimi i përpjekjes për shkarkimin. A është kjo një prerje në besë?
Meta: Unë nuk kam zakon që të tregoj histori ç’i thashë e ç’më tha e besoj se kjo nuk është as në interesin e publikut. Kam dëgjuar fjalë për komplotin e madh të rrëzimit të qeverisë, por unë nuk do të votoja kundër qeverisë sime dhe deputetëve të mi. Nuk ka kuptim që për një javë pas daljes nga qeveria, ajo u bë e zezë dhe hajt ta rrëzojmë. Pavarësisht se nuk i kishin 71 vota, por sipas zgjedhjeve të 2009-s, PD ishte e para dhe asnjëherë s’ka qenë pjesë e angazhimeve të mia me Ramën dhe me të tjerët që të bënim një qeveri teknike, për vetë faktin që interesi i vendit ishte që ndryshimi të bëhej me votën e qytetarëve. Kjo ka qenë një betejë e ulët, edhe në çështjen e KZAZ-së mund të ishte zgjidhur, por nuk ka qenë ky shqetësimi real i mazhorancës.
Shqetësimi real është diferenca e madhe midis dy koalicioneve dhe besimit për ardhjen e saj në pushtet pas 8 vitesh e situatës me gjendjen elektorale të Partisë Demokratike. Kjo lëvizje duhej bërë për të krijuar pikërisht të kundërtën e kësaj bindje, që të dekurajojnë sa më shumë elektoratin e të shpikin beteja të paqëna, me koston e shkatërrimit të një institucioni kushtetues, e tani për Shqipërinë e shqiptarët, çdo kusht i ndërkombëtarëve lidhet me zgjedhjet. Nëse KQZ qëndron kështu është një turp i madh për vendin tonë dhe gjithçka që vjen pas kësaj.
Balla: Mund të thuhet që ka pasur një raport special mes jush dhe Bashës në këto vite?
Meta: Raportin më special e kam patur me Berishën. Nuk kam pasur marrëveshje me asnjë tjetër. Natyrisht, me zotin Basha kam patur komunikim shumë të mirë, jo gjatë këtyre katër viteve, por edhe përpara se të angazhohej në politike, por nuk kam pasur asnjëherë asnjë marrëveshje me të. Marrëveshja ime ka qenë vetëm me Berishën dhe Partinë Demokratike.
Balla: Bën përshtypje fraza që thatë se s’do të kishte moral për LSI-në që t’i kundërvihej një qeverie që ajo bënte pjesë. Pyetja e një qytetari nga “Twitter” është nëse LSI do të bëjë fushatë kundër Berishës apo qeverisë Berisha?
Meta: LSI do të bëjë fushatë për të vendosur një ekuilibër të ri politik në vend, për të bërë një ndryshim të domosdoshëm, një ndarje të re të pushteteve dhe një të ardhme të re europiane për vendin, sepse problemi kryesor në këto vite ka qenë ngërçi mes mazhorancës dhe opozitës. Procesi i integrimit ka mbetur në stanjacione të pamerituara e lidershipi i PD-së nuk ka treguar përmbajtjen për të vendosur ura komunikimi. E vetmja mënyrë që politika të hyjë në rrugë bashkëpunimi objektiv, është të kemi një Parlament, Kryeministër e qeveri të re dhe natyrisht, opozita nesër do të jetë e përfaqësuar më së miri edhe nëpërmjet presidentit e institucioneve të tjera ku ka ndikim.
Balla: Pra nuk do të ketë një president të ri?
Meta: Pa dyshim që jo. Ne nuk jemi si kjo mazhorancë, që shkarkon drejtues e anëtarë të institucioneve të pavarura.
Balla - Çfarë pengon sot më shumë integrimin, zgjedhjet dhe prishja e KQZ apo tre ligjet?
Meta: Sot, absolutisht zgjedhjet. Sepse këto janë problemi më i rëndësishëm, ndërsa ligjet janë konsideruar si një minimum i domodoshëm. Në këtë drejtim shpresoj në një zgjidhje të përgjegjshme për procesin e KQZ-së, ndërsa përsa i takon çështjes, shpresojmë dhe besojmë që mund të ketë iniciativa pozitive në këtë drejtim.
Balla: Pritet që opozita të votojë ligjet brenda kësaj legjislature?
Meta: Ne jemi në hartimin e një marrëveshje me PS, ku thelbi i LSI-së është angazhimi europian dhe i çuarjes përpara të tre ligjeve. Synimi ynë është t’i miratojmë brenda kësaj legjislature, sepse po s’u bë brenda kësaj kohe, rrezikojmë statusin edhe në dhjetor.
(er.nu/BalkanWeb)