E Diel, 1 Nëntor 2026

Çitaku: Marrëveshja është në të mirën e Kosovës dhe Serbisë

PRISHTINË- "Marrëveshja është në të mirën e Kosovës dhe Serbisë", ka thënë Vlora Çitaku, ministre kosovare e Integrimeve Evropiane përmes rrjetit social “Twitter”.

“Ende besoj që mund të ketë marrëveshje! Eshtë në të mirën e Kosoves dhe Serbisë!”, ka shkruar ajo para disa minutash.

Këshilltari i lartë i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, i cili është pjesë e delegacionit ka thënë për Radion Evropa e Lirë se raundi i ri i bisedimeve do të mbahet nesër.
“Do të kthehemi dhe do të vazhdojmë raundin e ri të negociatave. Raundi i ri i dialogut mbahet nesër”, citohet Çollaku.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›