Tiranë, të rinjtë sherr me thika, plagoset një person tek ‘Tregu Elektrik”
TIRANE-Një sherr banal mes dy të rinjve ka pasur si pasojë plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, te “Tregu Elektrik” , ku një person është plagosur me thikë nga një tjetër pas një grindje që kanë pasur mes tyre.
Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta të policisë së Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.
(d.b/BalkanWeb)