E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Takim për të bashkuar të majtën me qëllim largimin e qeverisë Berisha. PS indiferenteNga TemaNë një kohë kur sondazhet sugjerojnë se Lëvizja Socialiste për Integrim mund të jetë partia kyçe për qeverisjen e ardhshme, kryetari i kësaj partie, Il

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Meta: Takim për të bashkuar të majtën me qëllim largimin e qeverisë Berisha. PS indiferenteNga Tema

Në një kohë kur sondazhet sugjerojnë se Lëvizja Socialiste për Integrim mund të jetë partia kyçe për qeverisjen e ardhshme, kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, ftoi dje të gjithë faktorët e se majtës për t’u bashkuar dhe për të larguar Berishën. Nga ana e tyre socialistët janë treguar indiferentë ndaj kësaj ftese, pa dhënë një përgjigje e duke lënë të hapur mundësinë se ata nuk do i përgjigjen fare kësaj ftese.

“Duke vlerësuar se qeverisja aktuale e z. Berisha nuk jep asnjë garanci, as për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, as në suksesin e integrimit të Shqipërisë në BE, unë dhe LSI konsiderojmë se sfida dhe përgjegjësia e opozitës dhe së majtës progresiste është më historike se kurrë. Objektivi ynë i përbashkët, largimi i Berishës, mund të realizohet në mënyrë më të sigurt duke vendosur dhe forcuar përpjekjet e përbashkëta të të gjithë opozitës dhe së majtës progresiste. Prandaj, duke ndjerë këtë përgjegjësi të veçantë dhe historike, do të ftoj në një takim ditën e hënë të gjithë faktorët politikë, institucionalë dhe historikë, të rinj dhe të vjetër të së majtës, me qëllim vendosjen e një fryme sa më të gjerë bashkëpunimi, midis të gjithë partive të majta dhe progresiste. Në mënyrë të veçantë në ndikim të mbrojtjes së procesit zgjedhor më 28 qershor nga çdo manipulim dhe presion i mundshëm, në ndërprerjen e diversionit të forcave të majta dhe progresiste ndaj njëra-tjetrës, si dhe në krijimin e një fryme të besimit dhe të fitores në të gjithë elektoratin e majtë dhe progresistë. Unë mirëpres angazhimin e të gjithë kontributeve të faktorëve të majtë, për arritjen e objektivit kryesor të këtyre zgjedhjeve, largimin e qeverisë Berisha dhe njëkohësisht shërimin e menjëhershëm të gjithë këtyre pasojave të mëdha sociale dhe ekonomike përmes krijimit të një qeverie të qëndrueshme të majtë dhe progresiste duke nisur nga agimi i 29 qershorit”, - tha Meta.

I pyetur nëse ftesa është edhe për ish-kryetarin e PS, Fatos Nano, Meta tha se ftesa është dhe për atë, por në radhë të parë për kryetarin e PS, Edi Rama.

“Në radhë të parë thirrja ime i drejtohet kryetarit të PS, z. Rama, si kryetari i forcës politike më tradicionale. Së dyti, thirrja ime i drejtohet gjithë personaliteteve dhe figurave të tjera përfaqësuese, institucionale, por edhe tradicionale apo historike. Natyrisht, thirrja ime i drejtohet edhe z. Nano, ashtu siç i drejtohet edhe z. Meidani, që është një figurë shumë e rëndësishme dhe faktorëve të tjerë, se janë faktorë të paneglizhueshëm, ndikimi i të cilëve dhe kontributi i të cilëve do të ishte veçse pozitiv për të ecur në një drejtim të përbashkët. Ky drejtim ka për qëllim krijimin e një fryme bashkëpunuese sa më të gjerë për të mbrojtur procesin zgjedhor. Së dyti, në krijimin e një fryme optimizmi sa më të fortë në elektoratin progresist, në mënyrë që kjo të ndikojë në një fitore sa më bindëse të forcave të majta dhe progresiste, në zgjedhjet e 28 qershorit dhe në krijimin e një qeverie sa më të qëndrueshme për të shëruar të gjitha plagët që po lë pas qeveria e Berishës, duke nisur nga agimi i 29 qershorit”, - tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›