Pesë ditët e mjaftueshme të shpëtimit të familjes, vetes dhe popullit tëndNga Taip SulejmaniDëshira për të përkufizuar të “majtën” më lindi dje pa ndonjë qëllim të mirëfilltë politik. Shkak u bë im atë që në një darkë me pjesëmarrjen e jashtëzakonshm
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Pesë ditët e mjaftueshme të shpëtimit të familjes, vetes dhe popullit tëndNga Taip SulejmaniDëshira për të përkufizuar të “majtën” më lindi dje pa ndonjë qëllim të mirëfilltë politik. Shkak u bë im atë që në një darkë me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të kushërinjve të mi nga Vlora dhe ekskluzivisht për ta, tregoi se për pak unë do kisha përfunduar majtosh, sikur kjo të ishte një sëmundje pa shërim. Historia ishte nga më të thjeshtat. Gjyshja ime e mirë, pa asnjë arsye ideologjike të evidentuar, as atëherë e as më vonë, më mbante nga dora e djathtë. Kaq. Mospërdorimi i këtij segmenti trupor bëri që unë pa vetëdije të vija në përdorim dorën e lirë, kjo, derisa më zbuluan sigurisht. Duke ma vënë kufirin tek e djathta, unë më pas u bëra qytetar për sëmbari, si gjithë të tjerët. Gjatë tregimit kujtova me keqardhje kohën kur kisha lozur volejboll se si sulmues “sallaks” ndoshta do kisha patur më tepër fat. Pak e dinë që blloku i ngritur prej djathtoshëve si unë është i papërgatitur për këtë lëvizje sa naive aq dhe të paparashikueshme. Këtu fillon dhe mbaron seria e sukseseve të së majtës nominale. Kjo histori e papërpunuar, e me vlera veçse afektive, komplikohet, nëse kupton që treguesi është komunist që ndjen peshën e kahut të vet dhe kur tregon përralla me mbret. Kuçedra-kafshëz sigurisht ishte e majta evidente, dhe këtu. Sulmonte monarkinë e ndonjë mbreti Zog, që nga vetja ishte fluturak i djathtë. Në ikje e sipër siguronte që pasuria ta ndiqte nga pas.
Fati i dy kaheve, së majtës dhe së djathtës në kohezion dhe besëlidhje të fortë me njëra-tjetrën, që kur në mënyrë tepër naive u ndanë (gjatë revolucionit francez, për rastësi vendosje hapësinore tejet të rëndomtë) në vendin tonë ishte më shumë se thjesht antagoniste. Përplasja e këtyre dy kaheve ka qenë në të gjithë kuptimet për jetë a vdekje, duke shtyrë ligjëratën mbi pozicionimet politike në ekstremitete eksperimentale. E majta që deri në vitin ‘90 ishte e mira e padiskutueshme, pas kësaj kohe u kthye në një mallkim të vazhdueshëm. Fati i së djathtës ndoqi itinerarin e kundërt, duke i marrë së majtës, jo vetëm lavdinë, por dhe duke i përdorur dhe fjalorin. Vetëm në letërsinë fanta-politike mund të parashikohej një kapërcim i tillë duke mos ndryshuar asgjë nga teknikat mediatike, dhe logjika përshkrimore. Pa dashur të zë anë, shoh se komunikimi i informacionit i ideologjive, në sasi të tillë i degraduar e i copëzuar bëhet me të gjitha gjasat që masat e gjëra ta kenë të pamundur marrjen e mesazhit.
...
Duke parë hapësirë të lirë e të marketuar djathtas, dhe partitë e majta e panë të udhës të migrojnë drejt kësaj “toke pjellore” duke e justifikuar këtë zhvendosje aspak të natyrshme me kërkesat e raportet e huaja zakonisht pa emër, apo aq më keq me tendenca pragmatiste të kryetarëve të radhës. Metaforat parazgjedhore mbi pozicionimin aktual të ideologëve “Left” janë me dimension kohor. Në dukje tentativa për të vënë kritere fizike, ka dhe nuanca shkencore. Por empirizmi është tejet sipërfaqësor, ashtu si dhe vetë gjetja elektorale. Zhvillim ekonomik është togfjalëshi që tenton të fshehë mungesën totale të një vizioni të ngrënshëm. Duke futur në lojë letërsinë dhe dimensionin e kohës, retorika ndan të rinjtë nga të vjetrit, progresistët nga konservatorët. Në ndryshim nga vendet ku ndarja ideologjike ka karakter historik dhe historia ka arsye për t’u marrë seriozisht, të djathtët janë tradicionalistë. Përkundrazi, te ne e djathta (kupto ideologjia) sjell shpresën për ndryshim. E majta do sjellë ndryshim, por të djathtë. Reforma radikale në ekonomi. Ky është premtimi. Pse do na duhet një e majtë e maskuar si e djathtë, kur kemi një të djathtë që merr përsipër këtë rol? Kush do të jetë funksioni real i së majtës së denatyralizuar? Për të shmangur ndonjë humbje eventuale pozicionesh e votash, se vetëm për këtë është menduar, retorika përqendrohet te rruga e tretë duke shmangur përfundimisht konfrontimin e ideve që të paktën në libra pozicionohen qartazi. Nuk është profeci të thuash se e majta aktive në Shqipëri dhe për ca kohë do të mohojë çdo lidhje organike të sajën me ideologjinë nga ka lindur. Kjo tentativë nuk vjen si dëshirë për t’u vetëdënuar, por është rezultante e mënyrës se si është kuptuar kriza e fundit të viteve ‘80. Duke qenë se as vendet e Lindjes nuk gjetën teknika për të shmangur krizat ekonomike, ato u përballën me dizavantazhin e asaj kohe me vendet e Perëndimit të botës. “E turpëruar” në fundin e viteve ‘80 e majta shqiptare ka kuptuar përshtatjen me atë që quajmë Perëndim, si detyrim për t’u konvertuar në të djathtë liberal. Në emër të një iluminizmi që nuk e realizuan dot, të majtët po pranojnë si provë të purifikimit këtë ndryshim radikal, kjo sigurisht dhe në emër të pushtetit për elitën e majtë. Elitat e majta....çfarë shpikje vetëm e jona.
....
Diskursi mbi ideologjitë në Shqipëri nuk tenton përkufizimin dhe ri-dimensionimin e së majtës si koncept, por thjesht fajësimin e ish-komunisteve, që si historia tregon se nuk ishin shtylla e vërtetë e pushtetit aq shumë të anatemuar. Ky itinerar është dukshëm i përzgjedhur me kujdes për të lehtësuar punën konkrete të formacioneve realpolitike aktuale, që në këtë formë nuk i detyrohen asnjë grupi identitar për besnikëri. Tendenca është për t’u shtyrë djathtas sa më shumë. Këtë e kupton dhe në logjikën e të përditshmes, kur me zë-këputur dhe pensionistët ankohen se në këtë vend nuk ka patur kurrë një të djathtë të vërtetë. (Sikur dikush t’i tregonte se kjo mund t’i linte dhe pa pension). Propaganda për të bërë të besueshëm një treg të lirë sa utopik, aq dhe të rrezikshëm për jetën e qytetarit të thjeshtë shqiptar ka funksionuar më së miri. Askush nuk ka tentuar të kuptojë se cili nga produktet shqiptare do t’i rezistonte një tregu të sofistikuar teknologjik. Gjithë sa janë mjaftuar ka qenë informacioni sa fillestar dhe primitiv mbi pronën dhe shenjtërinë e saj. Kompleksi ndaj historisë po bën që liderët e së majtës të tentohen nga zgjidhje të lehta, duke lehtësuar shumë dhe aktivitetin e së kundërtës së tyre.
Duke mohuar arsyet e barazisë, duke rrëzuar si për lojë dhe një herë bustin e ish-diktatorit, e duke rrëshqitur djathtas mbi të gjitha e majta po rrezikon të humbasë më shumë se një palë zgjedhje. Ajo po rrezikon të ngelet si model në tentativë i pragmatizmit naiv e të pakuptuar nga masat prej nga merr legjitimimin.
* saktivista.blogspot.com