E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria ngel në provimin e liberalizimit të vizaveNga Southeast European TimesVendimi i Bashkimit Europian gjatë kësaj jave për të përjashtuar Shqipërinë nga lista e vendeve që përfitojnë udhëtim pa viza është i vështirë për tu përtypur. Ai erdhi p

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shqipëria ngel në provimin e liberalizimit të vizaveNga Southeast European Times

Vendimi i Bashkimit Europian gjatë kësaj jave për të përjashtuar Shqipërinë nga lista e vendeve që përfitojnë udhëtim pa viza është i vështirë për tu përtypur. Ai erdhi pak përpara zgjedhjeve parlamentare.

Kryeministri Sali Berisha ka thënë se liberalizimi i vizave është prioriteti numër dy pas anëtarësimit në NATO.

Shqipëria u hoq nga lista për shkak të progresit të mangët që është bërë në çështjen e lëshimit të pasaportave biometrike, kontrollit të kufijve por dhe për të tjera reforma.

Ndërsa shumë nga bloggersat nxituan të drejtojnë gishtin nga qeveria, një minorancë prej tyre mendojnë se vendimi i BE nuk është i drejtë.

Bloggersat shqiptarë debatojnë çështjen:

Ergysi tek Shekulli e drejton mllefin e tij direkt tek zyrtarët shqiptarë. “Ky është një dështim i qeverisë,” thotë ai. “Në vend që të valëvisin flamurin e NATO-s, le të lexojnë këtë raport të BE dhe të ndjehen të përgjegjshëm për dështimin.”

Lajmi i keq, argumenton Pjer Thomas, është se shqiptarët do të duhet të merren sërish me konsullata e me zyrtarët e kufijve.

“Është një dështim jo vetëm për qeverinë shqiptare, por për të gjithë administratën dhe shtetin shqiptar që i lë gjërat në dorë të spontanitetit dhe zyrtarëve abuzivë,” thotë ai.

Bloggersat u bëjnë thirrje të tjerëve që të japin një zgjidhje për situatën. Anonymous thotë se: “detyra e shqiptarëve është që tu thonë ‘jo’ të gjitha atyre që kanë dështuar për këto katër vite. Dhe ne, shumica e shqiptarëve duhet t’i themi ‘jo’ Sali Berishës dhe të gjithë klanit të tij më 28 qershor, për shkak se e meritojnë 100 për qind”.

Musa megjithatë nuk e aprovon këtë, duke thënë se vendimi i BE ishte “politik dhe shumë i pandershëm”.

Ai bën një krahasim me vendimin për liberalizim vizash me Serbinë.

“Si është e mundur që Serbia plotëson kushtet kur është e mirënjohur që jo shumë larg, ajo ka ndërmarrë katër agresione dhe dy gjenocide dhe se kriminelët e luftës janë gjithandej në territorin e saj?”

Të tjerë shqetësohen në lidhje me efektet sociale të vendimi të BE. XX thotë: “Nëse Europa kërkon nga Shqipëria që të luftojë krimin, trafikun e drogës dhe prostitucionin anembanë kontinentit, duhet tu japë shqiptarëve mundësinë për të udhëtuar lirshëm.”

Por në fund Patrioti argumenton se shqiptarët duhet të pastrojnë vetë shtëpinë dhe të zhdukin mbetjet e komunizmit. Vetëm atëherë shqiptarët mund të bashkohen me familjen europiane.

MNAX thotë: Nëse zgjedhjet janë të lira dhe do kemi standarde të larta, besoj se vendi do të arrijë nivelin e fqinjëve të tij.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›