E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Mithat, kujdes ti dhe Saliu yt, pasi do përgjigjeni ligjërisht

Pas lajmit të kërcënimeve dhe ofendimeve të komisarit të policisë së Përmetit, Mithat Havari, ndaj gazetarit të Temës, Bledi Mane, ka reaguar edhe deputeti socialist, Erion Braçe.

Ai i bën thirrje Havarit që të ketë kujdes dhe të mos ushtrojë dhunë, pasi do të përgjigjet ligjërisht për këtë gjë, në çfarëdo kohe.

Mithat, bëj punën dhe rri larg politikës, të drejtave dhe lirive të gjithëkujt.

Mos dhuno në jug, Përmet posaçërisht. E ka bërë dikush në emër të Sali Berishës në 97-ën, por ka një jetë që rri fshehur.

Boll me Kaq. Ta dish, ligji dhe të bërit drejtësi nuk pyet për moshën e pensionit. Si me Pinoçetin. Thuaja dhe Saliut tënd, shprehet deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›