Te dish të shkruash të vërtetën
Autori i Lajmit: red.
Kleo Lati
Grekët e vjetër thoshnin: Kush di të bëjë diçka e bën, kush nuk di të bëjë diçka jep mësim, kush nuk di të japë mësim mëson për vete, kush nuk di të bëjë asgjë merret me politikë. Çfarë po ndodh këtu tek ne? Këtu tek ne po merren me politikë.
Flasin ata që duhet të heshtin. Heshtin ata që duhet të flasin.
Njoh shumë njerëz nga ata që nuk dinë të bëjnë asgjë dhe, për pasojë, bëjnë politikën më të shëmtuar. Ashtu sikurse njoh plot të tjerë që nuk dinë të bëjnë diçka dhe japin mësim, por që të tjerët nuk kanë se ç të mësojnë prej tyre. Njoh, sigurisht, edhe nga ata që nuk dinë të japin mësim, por që kanë mençurinë të mësojnë për vete.
Natyrisht, njoh edhe njerëz që dinë të bëjnë diçka dhe e bëjnë me pasion. Një ndër ta është edhe autori i këtij libri, Theodhori Proko. Ai di të bëjë diçka: të shkruajë. Dhe shkruan jo thjesht nga pasioni, por edhe se di të jetë vetvetja në ato që shkruan. Ka nisur të shkruajë qysh para tridhjetë vjetësh, kur ishte një djalë i ri, me ëndrra shumë, si gjithë të rinjtë. Donte aq shumë të shkonte në universitet, të studionte për letërsi, por një “njollë” në biografi nuk ia mundësoi ëndrrën të shndërrohej në realitet. Por ajo “njollë” nuk ia “njollosi” asnjëherë pasionin dhe dëshirën për të shkruar. Në fillim disa vargje poezish, pastaj skica, përshkrime, reportazhe, portrete njerëzish thuajse të të gjitha moshave dhe profesioneve. Artikuj të panumërt në shtyp.
Për ata që e njohin nga afër autorin e kësaj përmbledhjeje me krijime publicistike (një ndër ta jam dhe unë), kanë dalluar tek ai, qysh në fillim të njohjes me të, një natyrë të heshtur, meditative, një urtësi të admirueshme, një shpirtbutësi mbresëlënëse. Por, ndërkohë, edhe një lloj rebelimi të brendshëm kundër padrejtësisë, arrogancës, shpirtligësisë, hakmarrjes, cinizmit dhe megallomanisë, aq shumë të ndeshura këto tek njerëzit që e rrethonin dhe na rrethonin jo vetëm shumë vite më parë, por edhe në kohën që jetojmë. Rebelimi i tij nuk ishte i zhurmshëm, patetik, deklamativ, nuk bëhej për të marrë poza, apo për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Njerëzit e urtë dhe të mençur nuk bëjnë asnjë përpjekje për të “dalë në sipërfaqe”, sepse atje, në sipërfaqe, mbeten vetëm të sipërfaqshmit, ata që nuk kanë peshë, ose që kanë një peshë shumë të vogël, saqë edhe dallga më e lehtë nuk e ka aspak të vështirë t i nxjerrë tutje në breg.
Theodhori Proko është nga ata njerëz të urtë, të dashur dhe zemërmirë, që dinë ta respektojnë veten. Ka shumë gjëra të mrekullueshme, për të cilat na mëson urtësia e popullit, një prej të cilave është: Mënyra më e mirë për të respektuar veten është të thuash të vërtetën. Ndaj dhe nuk mundi te mos fliste, të heshtte, ashtu siç kishte bërë për disa vite në këtë “epokën e tranzicionit”. Nuk mundi t i bëjë dot ballë tundimit për të shkruar, ndaj iu kthye pasionit të tij të vjetër. Sepse, siç thotë dhe vetë, “shumë thellë brenda meje kam ndjerë, edhe gjatë gjithë këtyre viteve “heshtjeje”, atë ngacmim, miklim dhe tundim të papërballueshëm për të shkruar”. Dhe ja ku bën një rikthim, të pabujë, siç është edhe ai vetë, por të bukur, të pëlqyeshëm, të lavdërueshëm. Këtë rikthim ai e quan të vonuar, si për t i bërë – me modestinë e vet karakteristike – një qortim të sinqertë vetvetes që ka heshtur për një kohë jo të vogël. Por, ndërkohë, rikthimi i tij është edhe i pritshëm. Veçse, me sa duket, priste pikën e “vlimit”.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009