Gjykata dënon me 12 vjet burg Albana Lazajn
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vjet burg Albana Lazajn, e njohur ndryshe si sekserja e Emiljano Shullazit. Sipas gjykatës, e pandehura ka konsumuar dy vepra penale: atë të “mashtrimit për përfitime të mëdha” dhe “shpifje për shkak të detyrës”. Në seancën e djeshme është dëgjuar edhe fjala e mbrojtjes. Albana Lazaj ka pranuar të dyja veprat penale dhe ka pohuar se parat e marra ia ka dhënë prokurorit Adnan Kosova. Lazaj nuk ka pushuar së nxjerri versionin e saj, duke kërkuar të inkriminojë një prokuror dhe një efektiv policie. Sipas gjykatës, në këtë proces janë paraqitur prova të forta për të vërtetuar se e pandehura ka konsumuar elementet e figurës së veprave penale. Albana Lazaj akuzohet për mashtrim dhe për shpifje, pasi kjo e fundit i ka marrë 150 mijë euro familjes së Emiliano Shullazit dhe të Ergys Ferhatit, me pretekstin për nxjerrjen e të afërmve të tyre nga burgu, në bazë të lidhjeve që ajo kishte. Albana Lazaj është arrestuar në zyrën e prokurorit Kosova, pasi kjo e fundit kishte vajtur atje së bashku me familjarët e Emiliano Shullazit dhe Ergus Ferhatit për t u treguar këtyre të fundit se lekët i kishte marrë Kosova, por ky i fundit e ka akuzuar Lazajn për shpifje dhe ka bërë kallëzim penal ndaj saj. E pandehura Lazaj vazhdon të përmendë gjatë çdo seance emrin e prokurorit Adnan Kosova si personi që ka marrë shumën prej 150 mijë eurosh dhe se ajo ishte vetëm një ndërmjetëse midis tij dhe familjarëve. Por deklaratave dhe akuzave të Lazajt u është përgjigjur prokurori Kosova. Ai ka mohuar që të ketë marrë ryshfet nga ana e të pandehurës dhe për më tepër t i kishte premtuar asaj lirimin e ndonjë të burgosuri. Prokurori Adnand Kosova ka dëshmuar në seancën e kaluar dhe ka pohuar se të pandehurën e kishte takuar vetëm dy herë dhe nuk kishte asnjë njohje me të. Ai ka pohuar se të pandehurën e ka takuar siç priten të gjithë familjarët e të dënuarve në prokurori.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009