E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të mbyllen reformat para opinionit

"Theksoj rëndësinë që kjo javë para publikimit të progres-raportit të BE-së lidhur me  plotësimin e detyrimeve të rëndësishme që mbeten ende për t'u konfirmuar nga Shqipëria, që është mbyllja e reformës së procedurave parlamentare dhe p/ligji ‘Për Gjykatën e Lart뒔, tha Meta.

Ai shtoi se këto dy çështje janë thuajse të përfunduara dhe kërkojnë vetëm vullnet politik në mënyrë që opinioni të jetë sa më pozitiv për marrjen e statusit të vendit kandidat.

"Në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar ky sinjal pozitiv do të ishte një mesazh inkurajues për të mbështetur më tej projektin e integrimit evropian. Të bëjmë të gjitha përpjekjet,  të tregojmë seriozitet e vullnet politik për ecur para gjatë kësaj jave me këto dy çështje të rëndësishme, ashtu sikurse shpresoj që ky apel të jetë dhe një thirrje politike e brendshme e të gjithë aktorëve politikë që të marrin më shumë përgjegjësi", theksoi kryetari i LSI.

Ai mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Lëvizjes së Gruas për Integrim(LGI). /Start/

                                                                                             2012-10-01 12:45
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›