E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Te mos shperdorojme kohen, te marrim statusin kandidat Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se klasa politike nuk ka me kohe per te humbur per integrimin e vendit. Sipas tij, forcat politike duhet te mos shperdorojne kohen, por duhet te mundesojne marrjen e statusit ne 100-vjetorin e shpalljes se Pavaresise. "Ne kemi bere gjithcka qe mund te beje nje force e pergjegjshme per te nxitur reformat dhe konsensusin qe i pershpejton ato ne vendin tone. Gjejme rastin perseri t'i ftojme aktoret politike, te mos e shperdorojne kohen qe eshte teper e cmuar ne ditet qe po kalojne, ne javet qe po vine per t'i dhene Shqiperise statusin per 100-vjetorin e Pavaresise dhe te krijimit te shtetit tone", - tha kreu i LSI-se. Deklarata e kreut te LSI-se u bene ne hapjen e Kampingut te Levizjes Rinore per Integrim ne Jale, ku po pushojne 600 te rinj nga LRI-ja e qarkut te Fierit. Duke folur per situaten me te fundit politike qe eshte heqja e imunitetit per deputetet dhe zyrtaret e larte, Meta u shpreh se eshte per nje zgjidhje perfundimtare te kesaj ceshtje. "Ne kemi qene prej vitesh per heqjen e imunitetit per politikanet dhe per te gjithe zyrtaret e larte qe ata ate barazohen me te gjithe qytetaret e tjere. Perseri te theksojme se kjo eshte e domosdoshme, kjo eshte nje kerkese jo vetem e partnereve nderkombetare, por edhe qytetareve shqiptare, per te cilen ata mund te shprehen e dhe me referendum, por eshte rruga me e mire, me e shpejte me efikase qe te realizohet permes nje konsensusi parlamentar gjate 2-3 javeve te ardhshme", - u shpreh Meta. Me tej, ne fjalen e tij, Meta eshte ndalur ne funksionin e LSI-se duke theksuar se ne konventen e ardhshme kombetare do te vendoset per pergatitjen e kesaj force per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2013. Meta shprehu dhe njehere bindjen se, ne te gjithe se bashku do te japim nje kontribut te domosdoshem dhe te pazevendesueshem per progresin e Shqiperise. "Ne kemi dhene nje kontribut te jashtezakonshem per stabilitetin e vendit, kemi dhene nje kontribut teper te cmuar dhe konkret per liberalizimin e vizave, kjo ka qene nje nga premtimet tona kryesore ne vitin 2009", - theksoi Meta. Ai u shpreh se riorganizimi i strukturave politike te LRI-se dhe LSI-se te kryera tashme, dhe qe do te finalizohen ne Konventen Kombetare Zgjedhore qe do te zhvillohet ne fund te shtatorit, do te jete nje "motor" i fuqishem qe do te na coje drejt suksesit ne zgjedhjet parlamentare te 2013-s. "Ne zgjedhjet e vitit 2013, ne te gjithe se bashku me mbeshtetjen tuaj, te pacmuar, do te nenshkruajme nje faqe te re, e cila do te jete ne interes te integrimit europian te Shqiperise, te reformave, te ndryshimeve qe krijojne nje perspektive te re me te sigurt, me te qendrueshme per te gjithe shqiptaret, ne menyre te vecante per te rinjte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›