E Diel, 1 Nëntor 2026

Boci: PS fsheh antikomunizimin me akuzat per marreveshjen me Greqine Eva Gjura

Deputeti i Partise Demokratike Luciano Boci ne nje interviste per "Koha Jone" ndalet tek ceshtja me e debatuar, ajo e imunitetit. Boci theksoi se frika e PS lidhet jo thjesht me friken per te kaluaren plot pikepyetje te nje pjese te mire te saj, por sidomos me alarmin e humbjes se liderit te saj te resurseve ekonomike te dyshimta, si dhe alarmin per braktisjen e Rames nga ana e atyre qe e kane kapur PS dhe qe e mbajne ende Ramen ne krye te PS. Heqja e imunitetit shkeput lidhjen e tyre te vetme shpirterore qe i mban brenda politikes se PS dhe njekohesisht, rrezon armen me te cilen Rama, ndoshta, mund t'i godiste ndonjehere, per t'iu bere atyre presionin e radhes ne kembim te interesave te dites. Ndersa per zevendesimin e kreut te SHISH, Boci thote se eshte bere ne baze te nje rotacioni normal. Sa per zhurmen qe beri opozita per kete zevendesim, deputeti Boci shprehet se kjo, se pari, lidhet me qellimet e saj te aferta politike per te dale disi e justifikuar para opinionit publik, per qendrimin absurd per refuzimin e heqjes se imuniteteve, duke marre pozicionin e viktimes. Se dyti, lidhet ngushte me qellimet e saj elektorale per te gjetur arsye sulmuese ndaj Kryeministrit, levizjet e te cilit nuk i sheh si thjesht institucionale kryeministrore, por si partiake. Dhe se treti, lidhet me faktin se ajo gjendet qe pas debatit per imunitetet, e pushtuar nga frikerat e implikimeve te se kaluares e se sotmes, jo aq te lumtura per te. Ndersa lidhur me akuzat qe opozita ka hedhur ndaj qeverise per marreveshjen e ujerave, Boci u shpreh se "e zhytur ne nje boshllek idesh politike dhe e deklaruar me aksionet e saj politike kunder statutit te vendit kandidat, pra e deklamuar kunder interesave kombetare, kesaj opozite i duhet nje "vegje" per t'u kapur.

-Pas vendimit te opozites per te mos votuar draftin per heqjen e imunitetit, politika eshte perfshire ne nje debat te forte rreth faktit hiqet apo jo imuniteti me ane te nje referendumi. Pse ka frike PS nga heqja e imunitetit?

Me referendum miratohen projektligje te rendesise se vecante, sic eshte dhe ai i imuniteteve. Ajo qe do te kerkohet ne rastin konkret eshte pikerisht votimi i nje ligji te ri per imunitetet, i cili parashikon ne hapat e tij heqjen dhe kufizimin e imuniteteve. Kushtetuta ne nenin 150, pika 2 percakton qe: "Kuvendi, me propozimin e jo me pak se nje te pestes se deputeteve ose me propozimin e Keshillit te Ministrave, mund te vendose qe nje ceshtje ose nje projektligj i nje rendesie te vecante te shtrohet ne referendum". Pra, objekti i referendumit ne kete rast eshte projektligji konkret dhe jo nje pyetje sempliste, sipas se ciles do te heqim apo jo imunitetet. Keto hyjne ne fushen e interpretimeve te niveleve te ndryshme qe i behet ligjit per imunitetet. Diskutimet e tjera pertej percaktimit ligjor duken te panevojshme dhe te kota. Frika e PS lidhet jo thjesht me friken per te kaluaren plot pikepyetje te nje pjese te mire te saj, por sidomos me alarmin e humbjes se liderit te saj te resurseve ekonomike te dyshimta, si dhe alarmin per braktisjen e Rames nga ana e atyre qe e kane kapur PS dhe qe e mbajne ende Ramen ne krye te PS. Heqja e imunitetit shkeput lidhjen e tyre te vetme shpirterore qe i mban brenda politikes se PS dhe njekohesisht, rrezon armen, me te cilen Rama, ndoshta, mund t'i godiste ndonjehere, per t'i bere atyre presionin e radhes ne kembim te interesave te dites. Pas kesaj, shkermoqja e Rames do te ishte e paevitueshme. Instinkti vetembrojtes, e shtyn Ramen drejt qendrimeve te tilla, qe per te jane kufijte e ekzistences se tij te deshtuar politike.

Pas deklarates se Kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se per heqjen e imunitetit do t'i drejtohej popullit per referendum, reagoi PS dhe kryetari i saj, Rama, duke u shprehur se ishin pro heqjes se imunitetit, por vendosen dhe kater kushte. Sa te pranueshme jane kushtet e opozites?

Rama shpesh pergjate ketyre viteve ka ngaterruar Kushtetuten me kushtet, pavaresisht se te dyja kane baze tingellore te njejte. Madje, duket se kalimi i tij nga vendosja e disa kushteve ne kushte te tjera ne vazhdimesi, ne formen e nje politike te kushtezuar dhe jo te kushtetutezuar, i eshte shnderruar ne nje lloj manie te pasherueshme. Me mire se percaktimi i kalimit nga kushti ne kusht, Rames do t'i shkonte percaktimi qe ai kalon nga gafa ne gafe, pasi nga njera ane, ne kerkesat e tij, Rama ende nuk ka kuptuar qe deputetet e PD, ne perputhje me kushtetuten, e kane dhene sakte variantin e tyre per projektligjin. Pretendimet e veta referendare deputetet e PS mund ti paraqesin lehtesisht ne parlament, ku pasi te marrin votat e duhura ti parashtrojne per referendum. Dhe askush nuk i pengon. Nga ana tjeter referendumi per miratim e ligjit per imunitetet nuk mund te konfondohet, apo bashkohet aspak me referendumet qe kerkojne shfuqizime ligjesh te vecanta sic eshte ai i kerkuar per plehrat, i cili gjen shprehje te pjesshme ne piken 1, po te nenit 150 : "Populli, nepermjet 50 mije shtetasve me te drejte vote, ka te drejten e referendumit per shfuqizimin e nje ligji, si dhe t'i kerkoje Presidentit te Republikes zhvillimin e referendumit per ceshtje te nje rendesie te vecante".

Ndersa per ceshtjen e kufirit detar, Kushtetuta shprehet ne nenin 151 pika 2, se: "Ceshtjet qe lidhen me teresine territoriale te Republikes se Shqiperise, me kufizimin e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare te shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes se jashtezakonshme, me deklarimin e luftes dhe te paqes dhe me amnistine nuk mund te shtrohen ne asnje referendum". Dhe nje qartesi te tille ligjore Rama duhet besoj ta kishte marre ne konsiderate, pasi kjo e tejkalon qendrimin naiv dhe reagimet e tij me shume se te tilla marrin ngjyrat e diabolizmit politik.

Ju si PD jeni shprehur se heqja e imunitetit eshte nje nder kushtet e BE per marrjen e statusit, bllokimi i miratimit te ketij drafti nga opozita sjell bllokimin e statusit per te treten here per Shqiperine, por ky pretendim nuk pranohet nga opozita, e cila ka theksuar se nuk eshte PS ajo qe bllokon statusin, por mazhoranca. Cili eshte komenti juaj sa shanse ka Shqiperia te marre nje pergjigje pozitive per statusin kete here?

Per te ilustruar qendrimet dhe e efektin aktual te qendrimeve te PS per statusin une do te perdorja shprehjen e urte popullore, sipas se ciles "Fshati qe duket nuk do kallauz". Dhe akoma me keq, qendrimet penguese te PS fatkeqesisht i kemi pasur vazhdimisht dhe "me kallauz" dhe "pa kallauz". Ne kete aspekt per rolin e saj bllokues, PS as nuk mund te fshihet dhe as nuk mund te dale dot e lare para shqiptareve. Historia te rezervon denime te ndryshme, por te merituara. PS kete nuk duhet ta beje sikur e harron. Gjithsesi, me bindjen e deklaruar qe shqiptaret, perjashtuar politiken, e kane merituar me kohe statusin e vendit kandidat, une besoj se ai do te jete pavaresisht politikes ne pjesen e saj te keqe, por dhe per hir te politikes ne pjesen e saj te mire, i arritshem dhe pergjigja pozitive me duket teper e afert.

-Opozita ka kundershtuar hapur zevendesimin e kreut te SHISH, duke shkuar deri aty sa ka deklaruar se mazhoranca po uzurpon institucionet kushtetuese me militante politike duke i dhene, sipas tyre, pushtet te padiskutueshem Kryeministrit. Cili eshte komenti juaj?

Nuk do te thosha "shkarkimi", pasi kjo fjale mbart shume konotacione qe behen baze e shume interpretimeve te pasakta, sic dhe ka ndodhur, por duke shprehur teresisht te verteten do te thosha "zevendesimi" i kreut te SHISH. Dhe ky zevendesim eshte nje rotacion normal i emrave, te cilet pas konsumimit te nje kohe relativisht te gjate ne nje detyre, largohen per t'ia lene vendin emrave te tjere, garancia e te cileve sigurohet nga profesionalizmi i tyre i larte dhe cilesite e spikatura dhe jo nga perkatesia partiake. Ne kete aspekt, zoti Visho me karrieren e tij, deshmohet te jete nje profesionist i zoti dhe njeri teper korrekt, vendosja e te cilit siguron jo thjesht vazhdimesine e suksesit bashkepunues te SHISH me partneret tane nderkombetare si pjese e Aleances, por dhe ngritjen e tij ne nivelin e nje komunikuesi te vertete me te gjitha hallkat hierarkike te shtetit shqiptar. Nje proces i tille normalizues zevendesues, kryhet ne afate periodike ne te gjitha vendet e NATO dhe BE. Zhurma dhe paragjykimet e opozites, lidhen pikesepari me qellimet e saj te aferta politike per te dale disi e justifikuar para opinionit publik, per qendrimin absurd per refuzimin e heqjes se imuniteteve, duke marre pozicionin e viktimes. Se dyti, lidhet ngushte me qellimet e saj elektorale per te gjetur arsye sulmuese ndaj Kryeministrit, levizjet e te cilit nuk i sheh si thjesht institucionale kryeministrore, por si partiake. Dhe se treti, lidhet me faktin se ajo gjendet qe pas debatit per imunitetet, e pushtuar nga frikerat e implikimeve te se kaluares e se sotmes, jo aq te lumtura per te. Pastaj nuk eshte degjuar ndonjehere qe opozita jone, para se te beje deklaratat e saj te kobshme, te konsultohet me ligjet apo me kushtetuten, apo aq me keq, te kete ne konsiderate te miren e vendit dhe qytetareve. Ajo e di akoma qe "politike opozitare" do te thote sharje, nxitje urrejtje e persedytje e gjithckaje pozitive. Pra, ceshtje anakronizmi politik. Nderkohe Kushtetuta e percakton ne nenin 92, pika f, kur thekson te drejtat e Presidentit se ai: "me propozim te Kryeministrit, emeron drejtorin e sherbimit informativ te shtetit". Ndersa ligji per organizimin e SHISH e thote sakte ne nenin 4 te tij se: "Sherbimi Informativ Kombetar eshte institucion qendror, qe varet nga Kryetari i Keshillit te Ministrave". Per te gjithe dhe gjithcka ketu eshte e qarte dhe nuk le vend per asnje ekuivok. Pra vendimet e Kryeministrit jo vetem jane ligjore e Kushtetuese, por dhe kane nje baze logjike te mirepranuar, sikurse ato nuk lejojne insinuata ekstra fantaziste te prodhuara kohet e fundit me shume pasion dhe deshire gjasje nga perfaqesuesit me te spikatur te se majtes.

-Marreveshja e ujerave me Greqine, eshte kthyer ne nje objekt debate mes mazhorances dhe opozites. Opozita pretendon se po realizohet nje marreveshje e fshehte me Greqine duke i falur hapesirat detare, pretendim i cili eshte kundershtuar nga mazhoranca. Pse ky reagim i opozites?

E zhytur ne nje boshllek idesh politike dhe e deklaruar me aksionet e saj politike kunder statutit te vendit kandidat, pra e deklamuar kunder interesave kombetare, kesaj opozite i duhet nje "vegje" per t'u kapur, me qellim qe perseri duke fshehur antikombetarizmin e saj, t'i bjere gjoksit te saj dhe t'u shese shqiptareve, sipas shprehjes se njohur popullore "sapunin per djathe". Kjo karte e saj ka kohe qe eshte djegur pavaresisht se drejtuesit e se majtes ende nuk e kane kuptuar. Sajesa e saj nuk ka gjasa te rezistoje pasi qeveria shqiptare eshte shprehur qarte qe ajo do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje. Gjithashtu, takimet me palen greke sikurse ate italiane per ceshtjen e TAP, qe artificialisht kerkohet te lidhet me ceshtjen e kufirit detar. Per kete, jane ngritur dy grupe pune qe do te ballafaqojne te gjitha opsionet e mundshme ligjore, mbi te cilen do te hartohet marreveshja e re e ujerave me shtetin fqinj, e cila pike referime ka vendimin e paracituar te Kushtetueses. Ketu nuk behet fjale as per konspiracione, as takime te fshehta, por per politika shteterore dhe kombetare qe ndjekim modalitetet bashkepunuese dhe diplomatike sipas te gjitha rregullave nderkombetare dhe me nje transparence te plote per te gjitha institucionet dhe publikun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›