E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të nisë puna për reformën zgjedhore

TIRANË Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje kryesinë e radhës për çështje organizative të partisë, por edhe për situatën politike në vend. Gjatë fjalës së mbajtur në fillim të mbledhjes kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i është bashkuar thirrjes së ambasadorit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëolfarth, për të filluar sa më shpejt nga puna për reformën zgjedhore. “...Është vërtet koha për të lënë mënjanë fjalët dhe retorikat dhe për të nisur një punë serioze, të përgjegjshme dhe në mënyrë institucionale, pra për t’i kthyer fjalët apo shqetësimet për zgjedhjet në vepra konkrete përmes një reforme transparente dhe gjithëpërfshirëse... Vonesat e deritanishme janë të pajustifikuara. Asnjë arsye parimore nuk ka që të mos nisë puna për reformën zgjedhore. Prandaj, është koha për t’i dhënë fund fjalëve dhe për të kaluar në veprime konkrete”,- tha dje Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›