E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në kërkim të votave për presidentin. Shmang sërish Ramën, por do takohet me Dulen

Share

Kryeministri Berisha ka vendosur që të takohet me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, në lidhje me presidentin e ri. Takimi pritej të zhvillohej sot, por është shtyrë për nesër për shkak të vizitës që kreu i PBDNJ-së po zhvillon në Greqi.

Dështimi i takimit të djeshëm mes Patozit dhe Ruçit dhe kundërshtia e hapur e LSI-së për një kandidat nga PD-ja, ka bërë që Berisha të takojë çdo person nga i cili mund të sigurojë ndonjë votë.

Ai ka shmangur sërish takimin me Ramën, pavarësisht ftesës së këtij të fundit dhe duket qartë se nuk kërkon një president konsensual. Berisha po bën takime për të mbledhur vota dhe jo takime për një president konsensual.

Vangjel Dule ka vetëm një votë dhe është shprehur se atë do tja japë Fatos Nanos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›