Topi Te pezullohen tubimet qytetaret smund te jene peng
Kreu i shtetit eshte bashkuar me apelin e SHBA-se drejtuar Partise Socialiste per anulimin e tubimit te parashikuar per diten e neserme nderkohe qe kjo sipas tij do te ndikoje ne hetimin teresor e transparent te institucioneve te pavarura. Ne kete drejtim sugjeroj se pezullimi i perkohshem i cfaredolloj demonstrate apo tubimi publik do te kontribuonte ndjeshem ne uljen e tensionit si dhe mundesimit te hapesirave te duhura per institucionet e pavarura te drejtesise qe te zhvillojne nje hetim teresor transparent te paanshem dhe profesional. Nga ana tjeter duhet qe per stabilizimin e menjehershem te situates si maxhoranca ashtu edhe opozita te gjejne vullnetin e duhur politik dhe individual e te rivendosin menjehere dialogun politik institucional u shpreh kreu i shtetit. Ne te njejten kohe Presidenti ka theksuar faktin qe qytetaret shqiptare nuk mund te qendrojne peng pafundesisht te retorikes se politikes qe sipas tij ka ardhur duke u ashpersuar. Qytetaret shqiptare ne perpjekje per te permbushur aspiraten e tyre integruese nuk mund te qendrojne peng pafundesisht i retorikes gjithnje e me te ashper ne publik te aktoreve dhe faktoreve politike. Duke mos vene ne pikepyetje per asnje cast te drejten legjitime te cdo subjekti politik dhe individi per te demonstruar paqesisht se bashku me perfaqesuesin e posacem te Bashkimit Evropian dhe ne unison me organizmat e tjera nderkombetare denojme dhunen e ushtruar dhe te pajustifikuar gjate ngjarjeve te 21 janarit duke theksuar edhe njehere se rendi kushtetues e publik jeta e qytetareve dhe e punonjesve ne detyre si dhe institucionet e shtetit jane te shenjta e te paprekshme tha me tej Topi. Ne komunikimin me mediat Presidenti ka kujtuar qe vetem pak muaj me pas do te mbahen zgjedhjet lokale zhvillimi normal i te cilave eshte pergjegjesi e klases politike. Ne kete prizem nuk duhet harruar se zgjedhjet vendore po afrohen gjithnje e me shume dhe ne prag te tyre eshte detyrim ligjor dhe moral i mbare klases dhe aktoreve politike shqiptare qe te garantojne me pergjegjesine me te madhe nje klime te qete nje zhvillim normal dhe administrim korrekt te zgjedhjeve dhe rezultateve qe do te dalin prej tyre u shpreh Presidenti. Sipas tij qytetaret shqiptare duhen lejuar dhe mundesuar qe te shprehin vullnetin e tyre te lire vetem nepermjet votes se pacenuar e te pa manipuluar nga askush ne menyre qe Shqiperia te kete shansin per tu bere pjese realisht edhe zyrtarisht nje anetare e denje dhe e barabarte e familjes se madhe europiane. E ardhmja europiane e Shqiperise varet nga sjellja e pergjegjshme atdhetare dhe vizionare e drejtuesve politike te mbare spektrit politik Ajo qe duhet bere duhet bere sa me shpejt dhe sa me drejt ne menyre qe e ardhmja e femijeve tane te jete e garantuar dhe e lumtur.
ARISTIR LUMEZI