Meta: Telashet e “Shqiperise se Madhe”
Ish-kryeministri Ilir Meta, ne emisionin “Opinion Plus”, te Blendi Fevziut, ne TV Klan, ka sqaruar ne menyre te detajuar pozicionin e tij politik gjate dhjete viteve te rendesishme per fatet e Kosoves. Ne prag te shpalljes se pavaresise, kreu aktual i LSI rrefen levizjet politike te qeverise se atehershme te drejtuar prej tij ne funksion te nje politike sa me eficente te Shqiperise ne raport me Kosoven dhe partneret nderkombetare. Nderkohe qe ai sakteson edhe pozicionin e veshtire ne te cilin u ndodh pas deklarates se ish-ministrit te asaj kohe, Imami per Shqiperine e Madhe. I pyetur nga gazetari ne lidhje me shqetesimin e ardhur nga kjo deklarate, ne momentin qe po negocionte per te faktorizuar dhe ne funksion te pavaresise se Kosoves, Meta sakteson se ishte me te vertete situate absurde dhe e pamotivueshme e shume problematike.
“Shqetesimi ishte i madh padyshim. Vete u shqetesova, kuptohet qe nje deklarate e tille, qe vinte nga nje minister i qeverise shqiptare, ne nje situate kur mendoj, jo vetem ceshtja e Kosoves qe sapo po mbyllej dhe po stabilizohej, por kishim edhe problemin e Maqedonise, te mos harrojme qe ne ate ishte edhe problemi i Presheves, derisa u be marreveshja per luginen e Presheves”, ka qene deklarata e ish-kryeministrit Ilir Meta. Ai sakteson se kjo situate u tejkalua per vete faktin se, gjithmone, pavaresisht se Shtetet e Bashkuara te Amerikes apo britaniket kishin besim se Shqiperia, qeveria shqiptare, ishte e sinqerte ne angazhimin e vet konstruktiv per ceshtjet rajonale ne pergjithesi dhe per Kosoven ne vecanti. Por, ai nuk mohon faktin se kjo deklarate mund te lejonte qe te beheshin analiza, te cilat, gjithsesi, mund te perpunoheshin dhe te vendoseshin kunder interesave te Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi nga qarqe te caktuara antishqiptare.
“Nuk ishte problemi thjeshte i nje bashkimi me Kosoves, problemi ishte i nje dezintegrimi te ketyre vendeve perreth nje konflikti, i cili nuk njihte kufij, i cili nuk kishte mbarim, nje zinxhiri konfliktesh shperberjesh. Keshtu qe, padyshim ishte nje deklarate, do te thosha, e momentit me shume”, ka deklaruar Meta. Nderkohe qe ish-kryeministri shqiptar sqaron dhe marredheniet e tij me ish-kryeministrin e ndjere, Xhinxhic te cilit i kishte propozuar si partner ne bisedime per nje qetesim te situates dhe kalimin paqesor te saj, ne keto momente, Hashim Thacin, Kryeministrin aktual te Kosoves. Pasi dhe Rugova gjendej ne nje pozicion shume te veshtire, per shkak te takimit te realizuar, ndoshta pa deshiren e tij me Milloshevicin.
Ish-kryeministri: “Ceku 5 milione dollare, si e harrova ne xhep”
Ish-kryeministri Meta ne nuk ka munguar te sqaroje dhe nje detaj te vogel, ne lidhje me periudhen e tij kur ka qene Kryeminister. Sipas tij, ka mbajtur nje cek prej 5 milione dollaresh, dhurate nga Pakistani, per dy dite me radhe, ne xhepin e xhaketes, pa mundur ta kanalizoje nepermjet institucionit te Ministrise se Financave, nga ritmi i larte i puneve me te cilen perballej qeverisja ne ate kohe te forte krize. “E verteta eshte qe cekun e mora une, apo ma dha Majko, nuk e di, nuk e mbaj mend tani, cekun prej 5 milione dollaresh, e futa ne xhakete, sepse nuk kishim kujt t’ia jepnim ate nate. Edhe diten tjeter nderrova xhaketen edhe kur vajta ne zyre ne Kryeministri, e kisha harruar, se shkonim shume vone, dilnim shume heret, koha e zborit nuk ishte gje fare. Ishte nje moment kur shikoj zevendesministren e Finances, zonjen Berberi, e shikoja te qeshuren e saj, me vajti direkt mendja te ceku, pasi duhet t’ia jepja praktikisht per ta levruar, asaj qe ta administronte. Menjehere u lidha ne telefon se thashe mos kam nderruar xhaketen, mos e kane lare”, deklaroi Meta ne emision.