E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzoi me 2 te mitura, pranga bariut pedofil

Alarm “SOS” mbi abuzimin e dyshuar me vajza te vogla ne vend. Rasti i dyte brenda 48 oreve te fundit, u konfirmua dje nga policia e Kavajes. Dy te mitura 8 dhe 12 vjece dyshohet se kane rene prè e nje pedofili ne moshe te thyer ne kete qytet. Sipas hetimeve, femijet jane ngacmuar seksualisht nga burri 58-vjecar. Ishin prinderit e tyre qe kryen kallezim penal dhe personi qe u identifikua si autor, dje perfundoi pas hekurave. Idriz Hoxha, 58 vjec, nje bari nga fshati Okshtun ne komunen Lekaj te Kavajes, akuzohet paraprakisht per veprat penale te “ngacmimit seksual dhe veprave te turpshme me te mitura”. Njera prej nenave tha se ka gjetur femijen e saj gjate kerkimeve jo shume larg fshatit, gjysme te zhveshur dhe afer me te dyshuarin qe e prekte. Policia tha se po verifikon te gjitha deshmite per te zbardhur ngjarjen, pasi i dyshuari njihet edhe si njeri me luhatje mendore.
Ngjarja sipas hetimit dhe deshmive te mbledhura ne vendin e supozuar, ka ndodhur mesditen e se dieles ne oren 15.30 ne fshatin Okshtun te Kavajes. Mesohet se te voglat dilnin per te kullotur delet dhe gjate kesaj kohe ato rrinin nen shoqerine e bariut te fshatit. Por ato ishin vonuar per t'u kthyer ne shtepi dhe nena e njeres prej tyre kishte dale qe t’i kerkonte. Te miturat e pambrojtura, sipas denoncimit, jane gjetur se bashku me bariun Idriz Hoxha. Ky i fundit, sipas deshmise se te miturave, i kishte prekur ne vende intime duke kryer me to vepra te turpshme.
Te irrituar nga ngjarja, prinderit i jane drejtuar policise se Kavajes, duke depozituar edhe denoncimin. Dy familjet kane dhene per policine deshmite e tyre dhe kane treguar ate qe kishin pare. Deshmite e dy vajzave ne prezence te nje psikologu, kane tronditur agjentet e policise. Nena e njeres prej tyre rrefeu se e kishte gjetur te bijen gjysme te zhveshur, ndersa bariu e prekte nga trupi. Ky i fundit, gjate ndalimit dhe marrjes ne pyetje, ka mohuar te kishte ngacmuar te miturat, apo t’i kishte dhunuar ato seksualisht. Por pas hetimit te nisur, burime te policise thane se dyshohet qe 58-vjecari te kete kryer edhe here te tjera vepra te turpshme me vajzat.
Vajzat akuzojne, i dyshuari mohon
Dy te miturat kane rrefyer me detaje cfare kishte ndodhur. Madje, nje prej vajzave, ajo me e vogla, e cila eshte vetem tete vjece, mesohet se ka treguar se kjo nuk ishte hera e pare qe bariu e detyronte te zhvishej dhe e prekte me duar. Keto te dhena e kane renduar pozicionin e 58-vjecarit te dyshuar, i cili eshte arrestuar nga sherbimet e policise se Kavajes. Burimet nga kjo e fundit bene te ditur se Idriz Hoxha eshte izoluar ne komisariat, ku eshte marre ne pyetje nga oficeri i policise gjyqesore. Ai ka deklaruar se nuk kishte kryer asnje veprim te turpshem me vajzat e mitura, duke pretenduar se i kishte dashur si vajzat e tij. Vec ketyre fakteve, grupi hetimor tha se 58-vjecari i arrestuar njihet edhe si person me probleme mendore.

Ne pranga
Idriz Hoxha, 58 vjec
Akuza
“kryerje e veprave te turpshme me te mitura”
Te demtuarat:
Dy vajza te moshave 8 dhe 12 vjece, nga fshati Okshtun i komunes Lekaj ne Kavaje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›