Gjinushi: Reforma zgjedhore me skenarin e 2009-s

Skënder Gjinushi
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi ka reaguar lidhur me reformën zgjedhore që ka nisur prej pak kohësh. Gjinushi duke iu referuar ngritjes së Komisionit të Posaçëm, që u arrit me kompromisin e dy partive të mëdha PD-PS, ka deklaruar se reforma po ndërmerret me të njëjtin skenar siç u realizua ajo e vitit 2009 – ku sipas tij u penalizuan partitë e vogla.
Gjinushi akuzoi se dy partitë e mëdha po vjedhin partitë e vogla me anë të sistemit zgjedhor për këtë ai e konsideron si të dështuar që tani këtë reformë.
Deklarata e Gjinushit vjen pasi komisioni i reformës tha qartë se nuk do të ketë ndryshim të sistemit elektoral, që do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në mesin e vitit 2013, sistemi që do të përdoret do të jetë rajonal proporcional.