E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një mashkull për reklamën e reçipetave push up

Quhet Andrej Pejiç dhe është një model australian me origjinë serbo-boshnjake. Shumë stilistë me emër e kanë ftuar në pasarelat e tyre, ku është shfaqur me veshjet më femërore. Por ajo që të çudit kësaj here është fakti se Andrej është zgjedhur si protagonist i reklamës së veshjeve intime ekskluzivisht femërore: reçipetave push up.

Posteri i fushatës publicitare

Ka qenë pikërisht një firmë holandeze që prodhon veshje intime ajo që e ka përzgjedhur. Motoja e fushatës publicitare: Nëse funksionon tek një mashkull, mendoni tek një femër me gjoks të vogël.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›