E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Komisioni është ngritur vetëm për dy partitë e mëdha

TIRANË Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule është më pesimisti ndër aleatët teksa pyetet mbi vendimet që do të marrë komisioni i ngritur për reformën zgjedhore. “Gjithmonë kemi qenë të mendimit dhe të qëndrimit se ky komision thjesht do të zyrtarizojë vendimet e dy forcave të mëdha politike, prandaj ne e kundërshtojmë. Sistemi zgjedhor është një debat politik”, - tha Dule. Kryetari i PBDNJ-së argumentoi se nuk mund të ndryshojnë rregullat e lojës me aktorë të njëjtë. “Ju keni iluzion se kur kemi të njëjtët lojtarë me të njëjtat mentalitete, me të njëjtat interesa, mund të kemi një ndryshim në produkt?”- shtroi pyetjen Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›