Meta: “Transparenca”, jo si alibi për të cenuar zgjedhjet vendore
Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh Komisionin për Reformën Zgjedhore
“Transparenca” nuk duhet përdorur si alibi për të prishur zgjedhjet vendore. Ky ka qenë mesazhi i lëshuar dje nga ana e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, në adresë të krerëve të PS-së, lidhur me reformën elektorale në prag të zgjedhjeve vendore. Këto komente kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrimi i bëri gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore në LSI, ku iu bë thirrje sërish partive politike për të nisur puna sa më parë për Reformën Zgjedhore. Gjatë mbledhjes Meta u shpreh se duhet të fillojë puna së më parë për të rregulluar me amendamente të veçanta çdo problem që është hasur nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 qershorit. Duke bërë thirrje për gjithëpërfshirje, Meta theksoi se “çdo vonesë cenon standardin e zgjedhjeve të ardhshme”. Meta i ka kërkuar Komisionit për Reformën Zgjedhore në Lëvizjen Socialiste për Integrim që të përqendrohet fuqimisht te reforma elektorale, duke pasur në konsideratë faktin që reforma elektorale asnjëherë në vend nuk ka qenë gjithëpërfshirëse, përfshirë edhe reformën e fundit zgjedhore. “Pavarësisht se ishte një reformë e realizuar me konsensus të plotë midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, të gjithë e kemi të qartë se nuk ka qenë një reformë gjithëpërfshirëse dhe që garantonte transparencën e duhur përpara procesit zgjedhor. Në këtë drejtim, që sot, një vit mbas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe më pak se një vit kur qytetarët shqiptarë në të gjithë vendin do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme vendore, është urgjent përqendrimi te përmirësimi i Kodit aktual Zgjedhor dhe sidomos pasja në konsideratë e punës së këtij komisioni”, - ka nënvizuar Meta. Sipas tij, duhet një komision gjithëpërfshirës parlamentar dhe jashtëparlamentar, i cili të lexojë me vëmendje rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit në Shqipëri në amendamente dhe në koncepte të qarta që garantojnë një transparencë të plotë të padiskutueshëm dhe të pakontestueshëm të zgjedhjeve përpara se ato të fillojnë. Kreu i LSI-së është i mendimit se ky ishte një mesazh i dhënë qartë tashmë nga institucionet ndërkombëtare, si dhe nga letra e fundit e dy kryetarëve të grupeve më të mëdha parlamentare në BE, të zotit Daul dhe zotit Shultz, të cilët e bënë të qartë apelin drejtuar forcave politike në vend për t’u përqendruar te reforma zgjedhore, në mënyrë që ajo të përmirësojë të gjitha mangësitë e Kodit aktual me të cilin u zhvilluan zgjedhjet përpara një viti.
Transparenca
Shefi i LSI-së vlerëson se është bërë një traditë negative që reforma zgjedhore në Shqipëri gjithmonë të lihet në minutat e fundit. Kjo, sipas tij, ka qenë arsyeja që herë pas here, edhe pse zgjedhjet janë pranuar nga autoriteti ndërkombëtar, një nga të dy palët që e ka bërë këtë me konsensus të plotë, pasi nuk ka qenë i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, është mundur gjithnjë të gjejë hapësirë apo pretekste për të kontestuar legjitimitetin e procesit zgjedhor. “Ndaj theksoj dhe njëherë se LSI-ja, parim kryesor për reformën elektorale ka gjithëpërfshirjen. Pavarësisht se dhe në zgjedhjet e fundit jemi forca e tretë politike në vend, ne mendojmë se është e domosdoshme, për shkak dhe të numrit të kufizuar të forcave politike që ka sjellë Kodi Elektoral me të cilin u zhvilluan zgjedhjet e fundit, që reforma të jetë e plotë; duhet të kemi parasysh gjithëpërfshirje jo vetëm të të gjitha forcave politike që janë në Parlament, por edhe ato që janë jashtë tij, aq më shumë të të gjithë aktorëve të rëndësishëm, të cilët kanë qenë të angazhuar me zgjedhjet, me transparencën e tyre, që janë element kyç i të gjithë demokracisë dhe i sistemit tonë demokratik”, - ka nënvizuar Meta. Duke iu referuar indirekt edhe PS-së, kreu i LSI-së ka theksuar se reforma zgjedhore duhet të garantojë transparencë të plotë të zgjedhjeve, pasi me këtë, sipas tij, i bëhet një shërbim edhe demokracisë, por njëkohësisht u bëhet e qartë të gjithëve se “ata që duan transparencë punojnë në kohë për transparencën dhe procesi nuk mund të jetë transparent pa qenë gjithëpërfshirës”. Meta ka bërë të ditur se në mbledhjen më të parë të Byrosë Parlamentare, në emër të grupit të LSI-së, do t’i kërkohet Byrosë Parlamentare që të përcaktojë një kalendar të qartë të reformës zgjedhore dhe të fillojë angazhimi edhe i Parlamentit në këtë drejtim, “sepse çdo vonesë mund të cenojë standardin e zgjedhjeve të ardhshme, që në fakt nuk është ndonjë çudi e madhe të jetë një qëllim i alibisë së ashtuquajtur transparencë”. “Ne jemi një forcë politike që asnjëherë nuk kemi vendosur kushte, as për sistemin zgjedhor, as për procesin e administrimit. Ne vetëm kemi kërkuar që zgjedhjet të jenë të ndershme dhe të gjitha forcat politike të kenë mundësi të barabarta, dhe vota e qytetarëve shqiptarë të jetë e barabartë për secilin”, - ka nënvizuar Meta.
30 Qershor 2010