E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova të përgatitet për negociatat pas GJND-së

Sipas tij, një nga skenarët me të cilët mund të përballet Kosova, mund të jenë negociatat politike të propozuara nga serbët me mundësinë e diskutimit të fatit të rajoneve serbe të veriut.

Abramowitz thotë se askush nuk e di se cili do të jetë vendimi i GJND-së lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por nëse është në favor të saj, sipas tij do të sillte si rezultat shumë më tepër njohje.

Por, nëse vendimi i gjykatës është i tillë, Serbia do të kërkojë negociata të reja me Kosovën dhe nuk do të bëhet fjalë “për negociata teknike, siç po flitet, për pasaporta dhe dogana, por do të jenë në fund të fundit negociata për katër distriktet e veriut të Kosovës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›