E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Sejdiu vlerëson profesionalizmin e FSK-së

Presidenti Sejdiu, njëkohësisht edhe Komandanti Suprem, çmoi punën e madhe që po bëhet për ngritjen e potencialeve njerëzore e profesionale të FSK-së. "Suksesi që kanë treguar këta oficerë të rinj të FSK-së dhe angazhimi juaj i deritanishëm për profesionalizimin e pjesëtarëve të saj është shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme të vendit", theksoi Presidenti Sejdiu.

Ndërsa, gjenerali Selimi tha se Forca e Sigurisë e Kosovës është zotuar se do të kryejë detyrat e veta sipas ligjit, dhe se do të angazhohet gjithmonë për të mirën e qytetarëve të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›