E Diel, 1 Nëntor 2026

Drucas: Vizioni ynë për Ballkanin përfshin edhe IRJM-në

Në një ligjëratë para Institutit francez për marrëdhëniet ndërkombëtare, Drucas e prezantoi Greqinë si avokate të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. As në këtë rast, Drucas nuk harroi ta përsëris pozicionin grek për emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm.

“Vizioni ynë për Ballkanin evropian e përfshin edhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Askush nuk duhet të dyshojë në sinqeritetin e qëllimeve tona për të ndodhur kjo. Ne jemi të gatshëm të bëhemi mbështetës të ashpër për kandidaturën e fqinjit tonë verior për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi të pajtohemi për emër të përbashkët të pranueshëm”, tha Drucas në ligjëratën e tij të mbajtur gjatë vizitës në Paris.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›