E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia eshte nje vend i sigurt per investime"

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka bere thirrje per promovimin e Shqiperise si vend investimesh. Kreu i qeverise e tha kete, gjate nje fjalimi te mbajtur ne Berlin ne kuader te nje konference per strategjine e re te NATO-s. Ai deklaroi se Shqiperia tashme eshte nje nga vendet me te sigurta ne Evrope dhe se qeveria ka marre nje sere masash per lehtesimin e kushteve per investime te huaja. Si shembull per kete ai pati dhene futjen e sistemit "one-stop-shop" per regjistrimin e bizneseve, tatimin e sheshte per te ardhurat, por edhe luften kunder korrupsionit e krimit te organizuar. Kryeministri i tha keto gjate fjales hapese ne nje seminari me dyer te mbyllura te organizuar ne Berlin nga Qendra per hulumtimin e vendimeve strategjike (Center for Strategic Decision Research) me seli ne Sharon Oaks te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Seminari zhvillohet tashme per here te 15-te dhe mblodhi nje numer te madh ministrash dhe personalitetesh te tjera nga shkenca dhe politika per te diskutuar per tema aktuale te sigurise. Nje vit me pare ai ishte zhvilluar ne Stamboll te Turqise.
Zedhenesja e PD tha se ne krize eshte Rama dhe bllokmenet e rinj, qe per te bllokuar vizat vendosen per 19 dite rresht cadrat ne bulevard

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›