Meta: Vota jone kunder Berishes
TIRANE - Grupi parlamentar i Levizjes Socialiste per Integrim eshte i gatshem per te firmosur nje kerkese per mocion mosbesimi kunder kryeministrit Sali Berisha. "Jemi shume dakord per cdo lloj mosbesimi ndaj Kryeministrit Berisha dhe jemi te gatshem qe ta firmosim qe tani", konfirmoi dje lideri i LSI-se, Ilir Meta, duke garantuar firmat e tere deputeteve te tij. Por nga ana tjeter, Meta theksoi se para se deputetet e opozites te firmosin per heqjen e kryeministrit, duhet qe njekohesisht te mblidhen firmat se kush do ta zevendesoje ate. Si pasoje e ndryshimeve Kushtetuese, kreu i LSI-se tha se per heqjen e Berishes nga pushteti nuk duhen vetem 71 vota, por 142 sepse duhet zgjedhur nje tjeter kryeminister. "Ky komfort i ri ju krijua Berishes ne menyren me mendjelehte dhe me te turpshme, ketu qendron dhe pacipesia e Berishes, qe qesendis opoziten dhe i lutet per mocion mosbesimi", u shpreh Meta. Megjithate, ai theksoi se LSI eshte e gatshme qe sot, per te kerkuar mocion jo vetem ndaj kryeministrit por dhe ndaj kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, sepse dhe Parlamenti nuk funksionon me si nje institucion demokratik. Nga ana tjeter, kreu i LSI-se gjeti rastin te denoncoje fushaten e re qe sipas tij, kryeministri Berisha ka nisur kunder Prokurorise se Pergjithshme. "Qendrimet e fundit te Berishes dhe deklaratat e para tre diteve, te ministrave te tij te Brendshem dhe Drejtesise, nuk lene me asnje dyshim se kjo mazhorance tashme ka percaktuar Prokurorine, si nje institucion qe nuk duhet te funksionoje kurrsesi me, si e pavarur duke kerkuar ta ktheje ate si nje bisht, te ketij ekzekutivi te korruptuar", akuzoi Meta. Sipas tij, kjo sjellje antikushtetuese dhe anti-institucionale e kryeministrit, komprometon rende edhe iniciativen e tij per te bere nje ligj te ri per Prokurorine, i cili, ka si objektiv te vetem eliminimin e pavaresise kushtetuese te ketij institucioni jetik, ne menyre qe te paralizohen hetimet e pavarura per skandalet e qeverise Berisha. Ne keto kushte, LSI shprehu mbeshtetjen e plote qe i jep institucionit te Prokurorise dhe ne vecanti per mbrojtjen e pavaresise se tij. "Vleresojme se revanshi berishian per uzurpimin e Prokurorise, te gjyqesorit dhe gjithe institucioneve te tjera te pavarura kushtetuese, e merr frymezimin nga atentati i rende ne naten e 21 Prillit kunder Kushtetutes qe mbi fuqizoi Kryeministrin Berisha ne dem te principit shume te rendesishem te Kushtetutes tone dhe te cdo shteti demokratik per ndarjen dhe balancat e pushteteve", vijoi Meta. Rozeta Rapushi