E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Zgjidhja e vetme, largimi i kesaj qeverie dhe ketij klani mafioz

Partia Socialdemokrate eshte e gatshme per cdo lloj aksioni opozitar qe do te rrezonte kryeministrin Sali Berisha nga pushteti. Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi tha dje se PSD eshte pro cdo lloj aksioni opozitar dhe me gjere qytetar per rrezimin dhe largimin e kesaj qeverie e te ketij klani mafioz. "Zgjedhjet duhet te jene akti i fundit i legjitimimit te nje qeverisje te re ne Shqiperi, te nje shprese te re dhe kete mund ta afroje vetem nje e majte e bashkuar, ku PSD eshte e gatshme te luaje rolin e saj", theksoi Gjinushi. Ai theksoi se PSD e ka shprehur prej kohesh qe me kete qeveri nuk mund te bashkepunohet me tej. Kjo sipas Gjinushit, sepse cdo bashkepunim eshte ne dem dhe kunder luften ndaj krimit. "Kjo qeveri eshte vete pjelle dhe pjese e krimit dhe korrupsionit, dhe e vetmja zgjidhje eshte largimi e venia e Berishes para drejtesise per te sqaruar deri ne fund pozicionin e tij ne tere keto afera", theksoi Gjinushi. Sipas tij, cdo veprim i kryeministrit, nuk eshte gje tjeter vecse mburoje per korrupsionin e tij. "Kjo deshmon qartazi se cdo deshire apo cdo shprese se mund te behen reforma, se mund te luftohet krimi, korrupsioni me qeverine aktuale eshte vetem humbje kohe, vetem utopi dhe humbje e te ardhmes se shqiptareve", nenvizoi kreu i PSD-se. Gjinushi shprehu indinjaten ndaj presionit dhe terrorit qe po ushtrohet ndaj Prokurorise e Gjyqesorit nga klani mafioz qeveritar qe sipas tij drejtohet nga Berisha. Sipas Gjinushit, ngjarjet me te fundit tregojne se Berisha eshte ne krye te te gjitha skandaleve, eshte organizatori i Gerdecit, i vjedhjes qindra milioneshe ne rrugen Durres-Kukes; i ceshtjes Fazllic dhe i zhdukjes se Remzi Hoxhes. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›