E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Berisha hap fushaten

Tirana ka shenuar nje fitore te paparashikuar gjate mbremjes se djeshme me nje nga ekipet evropiane me te njohura, Milanin, me rezultatin 2 me 0. Ndeshja eshte ndjekur edhe nga kryeministri Sali Berisha i cili ndodhej mbreme ne tribunen VIP.

Atje, ai ka ndjekur per plot 90 minuta te gjitha levizjet e lojtareve tane, dhe duket se ka sjelle mbaresi per ekipin e Tiranes. Kryeministri, jashte vemendjes se kamerave por te tifozeve te shumte qe ndodheshin ne tribune, ka pranuar se rikthehej ne stadium, per here te pare pas 13 vjetesh. Ne te vertete, ndeshja e fundit qe Berisha tha se kishte pare ne stadium, ishte ajo me Gjeorgjine. Nje ndeshje e cila ishte fituar atehere nga kombetarja shqiptare. Menjehere pas perfundimit te ndeshjes qe solli nje sukses per ekipin e futbollit te Tiranes, Berisha ka deklaruar me humor: Tani e deklaroj te hapur fushaten zgjedhore”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›