E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, shpallen 3826 kuotat per te rinjte

Ministria e Arsimit ka shpallur dje te 3826 kuotat e mbetura bosh si dhe 6 deget qe do te jene te hapura per te gjithe maturantet qe duan te vazhdojne shkollen e larte ne vitin akademik qe sapo filloi. E reja e ketij viti eshte qe do te ofrohet mundesia ne te gjitha deget, qofte edhe ato te plotesuara ne masen 100 per qind, qe te aplikohet nga ana e maturanteve. Ne Cdonjeren prej tyre jane shtuar nga 5 kuota te lira. Me shume vende te lira kane mbetur ne universitetin e Shkodres, ndersa ne Universitetin e Tiranes ku kishte vetem 264 vende bosh, numri ka arritur ne 518 kuota.

Kuotat

Sipas tabeles se publikuar dje nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, ne Universitetin me te madh ne vend, pra ne Universitetin e Tiranes jane hapur plot 518 vende bosh, nga 264 qe mbeten pas regjistrimin perfundimtar te fazes se dyte. Ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, jane ne dispozicion te maturanteve plot 457 kuota, ndersa ne ate Politeknik, vetem 155 vende. Me pas, vjen Universiteti i KorCes, i cili do te kete per maturantet plot 592 vende, pasuar nga Universiteti i Elbasanit me 437 vende ne dispozicion te te rinjve. Sipas listes se shpallur dje nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, Universiteti i Gjirokastres ka plot 567 kuota te parealizuara, ndersa i Shkodres, 612 te tilla. Me pas, vjen Universiteti i Vlores me 271 vende bosh, pasuar nga Durresi me 159 kuota. Akademia e Arteve ka hapur edhe 53 vende, ndersa ajo e sporteve, vetem 5.

Te hapura

Ne fazen e trete te regjistrimeve, disa dege jane shpallur te hapura, dhe jane pikerisht ato qe kane shenimin “H” ne tabelen qe ndodhen ne te djathte. Keshtu, ne Universitetin e Vlores, jane te hapura deget Inxhinieri Mekanike, Matematike, Informatike dhe Teknologji Informacioni. Ne Gjirokaster eshte e hapur dega Matematike-Informatike, ndersa ne Elbasan, Matematike dhe Fizike. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, kete jave do te rihapet serish gara per universitetet tona., dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, maturantet qe jane shpallur tashme fitues ne nje dege, mund te permiresojne preferencen, duke aplikuar serish sipas sistemit merite-preference. Kesisoj, sipas menyres qe e ka rikonceptuar MASH, i bie qe faza e trete e regjistrimeve do te jete e ngjashme me fazen e dyte, duke qene se “gara” mbetet e hapur edhe per aplikime rishtazi, edhe per permiresime preferencash. Ministri Beja theksoi dy dite me pare, se “kuotat e lira do te jene per te gjithe ata qe nuk kane pasur mundesi te konkurronin deri dje”, duke shtuar se ata do te mund te aplikojne perseri gjate javes qe vjen e ne vazhdim dhe te mund te shkojne qe te gjithe ne universitete.

Ekonomiku, studentet kthehen ne auditore

Studentet e Fakultetit Ekonomik u jane rikthyer serish auditoreve ne diten e djeshme. Nje gje e tille ndodhi pas nje takimi me rektorin e Universitetit te Tiranes, Dhori Kule. Pas i parashtruar kerkesat e tyre, rektori i UT-se kerkoi qe ata t’i drejtonin zyrtarisht kerkesat e tyre, dhe u premtoi se do t’i shqyrtonte me kujdes. Kule i ka cilesuar te drejta kerkesat e tyre, por njekohesisht u kerkoi studenteve te Fakultetit te Ekonomise qe te ulen seriozisht per te mesuar. Dy dite me pare, ata paten paralajmeruar se do t’i pershkallezonin protestat e tyre. Shkak per keto protesta jane bere nje sere pakenaqesish. Keshtu, e gjithe kjo zhurme behet per disa kerkesa te studenteve qe lidhen me stazhin dhe me mitmarrjen. Kerkesa e pare e studenteve te Ekonomikut ishte qe studentet qe rrezikojne vitin Akademik per 1 deri 3 provime t’u krijohet mundesia qe t’i japin ato ne nje sezon te quajtur “Vjeshta e Vogel”. Ndersa kerkesa tjeter kishte te bente me heqjen e shefit te Departamentit te Kontabilitetit, i cili “detyron” mbi 40 per qind te studenteve, te bejne kurse private.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›