E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Komision hetimi, s'heqim dore

TIRANE - Partia demokratike ka reaguar per deklaraten per shtyp te ambasadoreve te Bashkimit Evropian. Kreu i grupit parlamentar demokrat dhe nenkryetari i selise blu Astrit Patozi, ne prononcimin para mediave tha se nuk e ka lexuar deklaraten sic e ka lexuar opozita. Sipas tij, ambasadoret e BE-se nuk flasin per perplasje mes institucioneve ne komunikaten e bere publike. Megjithate ai ka shtuar se do te jete komisioni parlamentar ai qe do ta vertetoje nese ekziston apo jo ndonje perplasje mes Prokurorise dhe dy Ministrive. Patozi ka theksuar se opozita trembet nga komisioni parlamentar pasi ai mund te nxjerre ne pah andrallat e reja dhe te vjetra te saj. Ne nje prononcim te dhene per mediat diten e djeshme kreu i grupit parlamentare demokrat theksoi se opozita duhet te jete e hapur ndaj ketij hetimi i cili ka per qellim te bej vetem transparence ne lidhje me kete ceshtje ne qender te opinionit publik. "Partite opozitare i tremben nje hetimi nderkombetar per ceshtjen e Damir Fazllic. Nga ana tjeter ajo qe po kerkon nje sfide e paster politike, ku i thuhet opozites se ne rast se nje per qind e pretendimeve te tyre qendrojne", deklaroi kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi. Sipas tij, ky hetim i perbashket mes hetuesve shqiptare dhe atyre te vendeve te tjera mike te Shqiperise kerkohet edhe per te nxjerre sa me shpejt rezultat e hetimit, te cilat priten nga te gjithe.

"Detajet e kesaj ceshtje do te verifikohen nga nje trup hetuesish nderkombetare dhe hetuesish shqiptare, e cila do ta bente me te shpejte rezultatin e hetimit", tha Patozi. Ai theksoi edhe njehere arsyet, pse kryeministri Berisha dhe mazhoranca kerkojne nje hetim nderkombetare ne lidhje me kete ceshtje shume te debatuar kohet e fundit. "Hetimi nderkombetar behet me iniciativen e qeverise per dy ceshtje, ne menyre qe ekspertet e huaj t'i bashkengjiten trupes se eksperteve shqiptare per te arritur ne nje konkluzion te perbashket per implikimin e mundshem te qeverise ne ceshtjen Fazllic, si dhe eshte nje sfide e paster qe qeveria ia ben opozites", deklaroi Patozi. Ne kete kuader ai theksoi se ishte logjike qe kjo nisme te mbeshtetje nga opozita, duke shprehur keqardhje qe ne fakt kishte ndodhur e kunderta dhe opozita nuk e kishte mbeshtetur kete nisme.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›