E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Vota per Aleancen per Qytetarin vote per nje te ardhme te sigurte

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,z. Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i Partisë Demokratike në Pogradec, z. Fatbardh Kadili , ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Komunën Buçimas, z. Roshi Tollozhina i cili rikandidon për një mandat të dytë në këtë komunë.

Në praninë e mijërave të pranishmeve, z. Tollozhina duke kërkuar vazhdimin e projekteve që ka për këtë zonë, u shpreh se –“ së bashku ne mund të bëjmë edhe më shumë për komunën tonë sesa në këtë mandat të parë. Me moton “ Të vazhdojmë së Bashku” z. Tollozhina ka renditur disa nga projektet e tija të cila janë në vazhdim. Sipas tij, disa nga projektet që janë në vazhdim janë hapja e disa çerdheve të reja, rikonstruksioni i shkollave, furnizimi me uji të pijshëm, dhe përfundimi i kolektorit të ujërave të zeza për mos derdhjen në liqen.
Meta në fjalën e tij tha se Aleanca për qytetarin është e bindur për fitoren e saj këtu në Buçimas, për fitoren e saj në qytetin e Pogradecit me intelektualin e nderuar Luan Topçiun, për fitoren e saj në të gjithë zonën e Pogradecit.

“Është koha për një ndryshim të madh, është koha për një zhvillim më të shpejtë. Gjatë kësaj kohe puna që Roshi bashkë me të gjithë administratën ka bërë, ka hedhur themele të sigurta për një zhvillim më të shpejtë më të qëndrueshëm të gjithë komunës për t’i shfrytëzuar në mënyrë racionale resurset që Starova dhe e gjithë komuna ka, në mënyrë që ato të kthehen në mirëqenien për çdo banorë të kësaj komune. Gjatë kësaj periudhe të parë të qeverisjes së koalicionit ne arritëm sikurse premtuam në një kohë rekord të plotësonim të gjitha kushtet e BE-së në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të fitonin të drejtën për të lëvizur në mënyrë të lirë në të gjithë hapësirën europiane.”, tha Meta.

Lista e kandidatëve të LSI në Qarkun e Korçës

BASHKIA POGRADEC            LUAN TOPÇIU
BASHKIA ERSEKE                  ZHANETA PRIFTI
KOMUNA HOÇISHT                YLLI CENKOLLI
KOMUNA TREBINJE FEMI     JASHARLLARI
KOMUNA BUÇIMAS                 ROSHI TOLLOZHINA
KOMUNA LIBONIK                   BUJAR KERVAÇI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›