Meta: Vullnet per zgjidhje politike

"Pushteti gjyqesor ne Shqiperi eshte i pavarur dhe opozita per pretendimet qe ka te bejne me ceshtjet e gjykatave, duhet t'i drejtohet atyre per zgjidhje".
Keshtu deklaroi per mediat ministri i Jashtem, njeherazi zevendeskryeminister i vendit, Ilir Meta, i cili theksoi se opozita duhet te kuptoje se nga ana e maxhorances ekziston vullnet per te arritur ne zgjidhje politike, qe konsiston ne kompromisin, marreveshjen qe opozita te marre vendet qe i takon ne parlament perpara afatit te fundit kushtetues.Numri dy i qeverise shqiptare pershendeti iniciativen e presidentit per organizimin e tryezes se dialogut, si dhe e imkurajon ate per te bere perpjekjet e tij per gjetjen e pikave te takimit qe bejne mundur perfundimin e kesaj situate absurde dhe funksionimin normal te parlamentit, ne funksion te axhendes integruese qe ka vendi."Jam ne mbeshtetje te cdo zgjidhjeje konstruktive, parimore dhe kushtetuese qe ndihmon per rikthimin e opozites ne parlament", theksoi Meta.