E Shtunë, 31 Tetor 2026

Institut për krimet e diktaturës, shqyrtimi i projektit në mars

15/02/2010  Ligji i shfuqizuar për lustracionin e bën të pazbatueshëm funksionimin e tij
Me porosi të kryeministrit Berisha, Kuvendi ka rifutur në procedura shqyrtimin e projektligjit që synon ngritjen e një institucioni që do të studiojë krimet e komunizmit. Projekti ka mbetur pezull në sirtarët e legjislativit për një vit rresht dhe vëmendja ndaj tij kthehet pikërisht tani, kur Gjykata Kushtetuese ka pak ditë që e ka shpallur antikushtetuese ligjin për lustracionin. Komisionet parlamentare kanë rimarrë nga një kopje të dy projekteve të lidhura njëra me tjetrën: atë për krijimin e institutit dhe projektin për simbolet e krimeve të komunizmit, ndërkohë që Konferenca e Kryetarëve nuk ka përcaktuar ende data të sakta të shqyrtimit të projektit. Një gjë të tillë do të realizohet menjëherë në mbledhjen e radhës, pas 25 shkurtit. Deri në këtë datë Kuvendi do të vijojë punimet me programin e parashikuar për trejavëshin aktual. Për nga tematika e projekteve, këto të fundit do të merren në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, si komision përgjegjës për këtë çështje. Duke qenë se rrëzimi i ligjit për lustracionin pritet të bëjë të pazbatueshëm projektin në fjalë, atë “Për krijimin e institutit të studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri”, ngecja e procedurave për shqyrtimin e tyre, duke sjellë rrjedhimisht shtyrjen edhe për disa muaj të tjerë, është ndër mundësitë që ka më tepër gjasa të ndodhë. Ky variant merr trajta reale, po të kujtojmë kalvarin e gjatë nëpër të cilin kaloi përpjekja e ligjvënësve për të miratuar një projekt për lustracionin. Nisma u trumbetua me të madhe menjëherë pas ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike në fund të 2005-s, fillim i vitit 2006, nga vetë mazhoranca. Por vetëm në fund të vitit 2009 drafti mori formë përfundimtare dhe u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë. Në rastin më të mirë, projektit do t’i bëhen modifikime.
Kryeministri Berisha
“Instituti ka gjithashtu të drejtën e dërgimit në prokurorinë e vendit të materialeve që faktojnë krime të rënda, por nuk ka të drejtë të ketë as seksione prokurorie, hetuesie apo gjykate.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›