Meta: Zgjedhjet e ardhshme puç i dy partive të mëdha
Kryetari i LSI Meta, akuzoi PS dhe PD për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar Drejtues, Meta e quajti një puç të dy partive të mëdha mënyrën e administrimit të zgjedhjeve të ardhshme.
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shtoi këtë fundjave dozën e akuzave ndaj PS dhe PD për reformën zgjedhore. Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar Drejtues, Meta e quajti një puç të dy partive të mëdha mënyrën e administrimit të zgjedhjeve të ardhshme.
Në këtë mbledhje u diskutuan dhe u vendosën disa masa organizative, për mbështetjen e të gjitha veprimeve demokratike që do të bëhen në ditët në vijim, në mbrojtje të votës së lirë dhe kundër Kodit zgjedhor jo të zgjedhjeve, por të vjedhjeve të votës. Të gjithë anëtarët e KDK-së miratuan vendimet e Kryesisë së LSI dhe lidershipit të saj, për ndërmarrjen e veprimeve radikale dhe demokratike deri në grevën e urisë së deputetëve për të garantuar të drejtën demokratike të numërimit të votave të shqiptarëve, për ti shpëtuar ata nga vjedhja barbare që po përgatitet të bëhet nga dyshja Rama-Berisha.
Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të KDK, Zv.Kryetari i LSI dhe Kryetar i grupit parlamentar të saj, Prof. Pëllumb Xhufi u shpreh ky është një moment shumë serioz dhe kritik për demokracinë, kur dy partitë e vjetra, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë kryer një atentat të madh ndaj institucioneve, në këto gjashtë muajt e fundit në mënyrë të posaçme, dhe tani po përgatiten ti japin dhe goditjen e fundit në themel, demokracisë shqiptare, duke vrarë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Duke vazhduar më tej, Xhufi u shpreh se ne e kemi thënë që në 4 korrik 2005, që zgjedhjet e 3 Korrikut do të pjellin një parlament të deformuar, nga i cili do të lindin institucione të deformuara, nga i cili do të lindin vendime dhe ligje të deformuara.
(O.Zh BalkanWeb)