E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika mes të rinjve, dy të vdekur në Elbasan e Patos

Vladimir Rama 24 vjec ka humbur jetën pasi është goditur me thikë pas një sherri banal nga 34 vjecari Adriatik Menalla. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes në lagjen “5 maji”.

Personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes e kanë cuar urgjentisht viktimën në spitalin e qytetit në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por goditja e thikës ka qenë fatale pasi ka prekur zemrën e 24 vjecarit. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka identifikuar autorin dhe e ka ndaluar atë pas rreth nje ore. Në hetimet paraprake ngjarja klasifikohet si vrasje për motive banale.

Edhe në qytetin e Patosit një 17 vjecar ka vdekur dhe një 18 vjecar është plagosur rëndë pas një përplasje mes një grupi të rinjsh. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit në orët e mbrëmjes kur të rinjtë janë përleshur me thika dhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Daniel Rrapushi dhe është plagosur rëndë Rauf Bregu i cili i është ushtruar për disa orë një operacioni të vështirë dhe gjendja e tij shëndetësore edhe pse e rëndë është jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e shumta të policisë të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë ndaluar 17 vjecarin me inicialet M.M, 18 vjecarin me iniciale S.P dhe një tjetër 18 vjecar me inicialet S.N të tre banorë të Patosit. Gjithashtu është shpallur në kërkim 17 vjecari me inicialet M.P. Ngjarja është klasifikuar si një vrasje me dashje e kryer në bashkepunim.

Besim Dybeli/Aleksander Nushi

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›