Aksident në Durrës, 1 i vdekur, 5 të plagosur
DURRES- Aksident me vdekje në Durrës. Dy mjete tip benz përplasen si shkak i shpejtësisë së madhe, njëri prej tyre përfundon në oborrin e një shtëpie, tjetri mbetet në mes të rrugës. 1 i vdekur, 2 të plagosur rëndë dhe 3 të plagosur më lehtë janë bilanci i këtij aksidenti, në rrugën e re të ish-Kënetës. Mjeti tip benz me targa të Tiranës, ka kaluar bordurën e trafik-ndarjes duke kaluar në korsinë tjetër dhe duke u përplasur me një tjetër mjet tip benz. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njeri prej pasagjerëve në mjetin tip benz me targa të Tiranës, Jurgen Zani 19 vjec. Ndërsa janë plagosur drejtuesi i mjetit, në këtë rast një 16 vjecar me iniciale E.S dhe gjyshi i tij 70 vjecari Abedin Saliu. Në automjetin tjetër është plagosur Rexhep Veizi 33 vjec, Nevila Veizi 37 vjece dhe femija i tyre 3 vjecar. Shpejtësia e madhe e drejtimit të mjetit nga 16 vjecari në kundështim me kodin e qarkullimit rrugor, është shkaku i aksidentit të rëndë.
(m.a/BalkanWeb)
(m.a/BalkanWeb)