E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta dhe rizgjimi i një neodiktature

Në kushtet aktuale të politikës Shqiptare, ajo që duhet të shqetësoj opinionin publik nuk është pyetja nëse do kapitulloj apo jo Berisha pasi fundi i tij është i paevitueshëm. Ajo që duhet të na shqetësojë është fakti se kur dhe si do të kapitulloj Berisha.


Por që t'i jepet përgjigje kësaj pyetje duhet analizuar se kush dhe çfarë e mbanë në pushtet Berishën. Teknikisht, Berisha mbahet në pushtet nga Ilir Meta dhe grupi i deputetëve të LSI. E them teknikisht pasi moralisht Berisha nuk gëzon asnje lloj pushteti.


I vetmi pushtet që ka Berisha sot është kontrolli që ai ka mbi ato strukturave shtetërore që kanë potencialin për të përdorur dhunë fizike, psikollogjike, dhe ekonomike mbi kundërshtarët e tij politik. Si rrjedhoj, i vetmi pushtet që ka Berisha sot është pushteti diktatorial dhe jo ai demokratik.

I vetmi pushtet që ka Berisha sot është pushteti i darëve të hekurta që do i shkulin gojën dhe gjyhën kujtdo që flet kundër tij. I vetmi pushtet që ka sot Berisha është ai pushtet që po promovon një propaganda shpifjesh dhe denigrimi alla-komuniste kundër kundërshtarëve të tij.


Është ky pushtet famkeq që beniamini i tij Enver Hoxha e përdori për më shumë se 40 vjetë për të masakruar një popull të tërë. Nëse sot ai e ka nisur me darët e hekurta, nesër neodiktatori Berisha ka për të përdorur thikën dhe armët e zjarrit.

Dhe historia u jep të drejtën Shqiptarëve të besojnë se neodiktatori nuk po lind por po rizgjohet. Kur kthen kokën mbrapa dhe kujton tragjedinë Shqiptare të vitit 1997, nuk mund të mos kujtosh neodiktatorin Berisha i cili kurorëzohej president në një kohë kur populli vritej midis njëri tjetrit në rrugët e Shqipërisë. Është i njëjti pushtet dhe i njëjti individ që prodhojë një tragjedi kombëtare.


Nuk mund të harrohen ato mijëra viktima të 1997-ës, apo grushti i shtetit dhe sulmi kriminal kundër institucioneve të shtetit Shqiptarë i vitit 1998. Nuk mund të harroen gjithë ato padrejtësi, kusari, dhe luftë klasash që Berisha promovoj gjatë gjithë qënies së tij në pushtet.

Dhe ndaj me të drejtë duhet të alarmohemi se historia po përsërit vetveten. Një histori që harrohet është e destinuar ta përsëris vetveten. Deri me sot, historia e politikës botrore nuk ka njohur asnjë diktator që të jetë rehabilituar apo të jetë bërë demokrat. Politika mbar-botërore nuk ka njohur asnjë komunist që të jetë bërë "pishtar i demokracisë" së një vendi.


Politika mbarë-botrore nuk ka njohur asnjë rast të vetëm ku shtresat e shtypura egërsisht nga komunizmi t'i thurin lavde dhe të konsiderojnë udhëheqës të tyre një ish-komunist radikal.


Vetëm ne Shqiptarët jemi egzemplar të veçantë ku edhe të persekutuarit e komunizmit i thurin lavde dhe pranojnë për drejtues një ish-koministi, ku një ish-komunist konsiderohet "pishtar i demokracisë", dhe ku diktatori konsiderohet demokrat. Dhe ky fenomen është një problem sa social aq edhe politik.

Por me të drejtë sot shumë Shqiptarë kanë filluar të pyesin se cili është roli i Metës në gjithë këtë neo-diktaturë që po përpiqet të vendosë Sali Berisha. Pranohet nga të gjithë se një largim i Metës dhe i deputetëve të LSI nga qeverisja me neodiktatorin Berisha do të bënte që ky i fundit jo vetëm të humbiste pushtetin ligjor por edhe të largohej njëherë e përgjithmon nga skena politike Shqiptare.


Disa mund të mendojnë se Meta ka rënë viktim dhe se gjendet në një situatë që ai nuk e kishte parashikuar dhe dëshiruar. Disa të tjerë mendojnë se Meta është pjesë e këtij komplloti kundër demokracisë Shqiptare.

Të vërtetën në këtë rast do ta nxjerrin vetëm zhvillimet në të ardhmen e politikës Shqiptare. Ndaj ngelen dy alternativa për të mënjanuar neodiktatorin Berisha përpara se ai të hedhi rrënjët më thellë dhe të shkaktoj përsëri tragjedi si ajo e 1997-ës apo politik si ajo e 1992-1996-ës. Përpara se të vazhdojmë, duhet përsëritur fakti qe pavarësisht mënyrës apo kohës, fundi politik i Berishës, apo "postberishizmi", është i paevitueshëm.


Alternativa (apo strategjia) e parë është largimi i Metës nga qeverisja Berisha, duke bërë kështu të mundur evitimin e një konflikti që sa po vjen dhe po merr përmasat e një konflikti jo vetëm midis aktorëve të politikës por një mbarë masës popullore.


Nëse dje Ilir Meta deklaroi se u bashkua me Berishën për hir të interesave kombëtare, sot më shumë se kurrë interesat kombëtare janë të kërcënuara nga Sali Beridha dhe pushteti i tij, pjesë e të cilit është dhe Meta vet. Nëse do të ndiqej kjo strategji, Ilir Meta do të arrinte të shmangte dështimin dhe largimin e tij të plot nga skena politike Shqiptare.


Duke parë agravimin e situatës politike përtej kufijve normal, Meta do të duhej të pranonte se zgjidhja me demokratike do të ishte largimi i tij nga qeverisja me Berishën dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme ku populli te vendoste përmes vullnetit të tij për qeverinë e re. Në këtë rast, zgjidhesi real i krizës politike do të ishte vet populli.


Për Metën, kjo zgjidhje do të bënte të mundur që ai t'i largohej asaj varke Berishiane që po mbytet dhe, njëkohësisht, të fitonte kredibilitet politik në popull, pavarësisht pragmatizmit dhe dëshirës së tij për pushtet. Këtu ai mund të dëshmoj se pragmatizmit të tij i ka ngelur një dozë moraliteti. Alternativa e dytë është largimi i Berishës përmes protestave masive dhe të vazhdueshme të popullit.

Kjo është një alternative që do kishte një kosto më të lartë politike dhe ekonomike për Shqipërinë në krahasim me strategjinë e parë, por ajo do të kishte një kosto me të vogël sesa krijimi i një neodiktature të re në Shqipëri. Në ndryshim nga e para, Berisha do të merrte me vete në varkën e tij që po mbytet edhe Metën me LSI, nëse këta të fundit nuk i largoheshin Berishës.

Për Metën dhe LSI zgjedhja nuk është aq e lehtë pasi ata duhet të konsiderojnë edhe rolin e "fenomenit Idrizi". Duke parë se bashk me ish-deputetin Idrizi, Berisha formon një shumic prej 71 mandatesh, Meta dhe LSI gjenden përballë një situate shumë të ndërlikuar.


Ky është një fenomen që analistët e kanë quajtur si "grupi i gatshëm i Berishës", por që është i reduktuar në një deputet. Berisha përsëri do të kishte mundësi të vendoste neodiktaturën e tij edhe përmes forcës së 71 mandateve, gjithmon nëse Idrizi do të pranonte të bashkpunonte me Berishën, mbase edhe të zinte vendin e zv. Kryeministrit dhe të Ministrit të Jashtëm. Kjo duhet të jetë objekt analize i një shkrimi tjetër.

Por pavarësisht impaktit të "fenomenit Idrizi", largimi i Metës dhe LSI nga kualicioni me Berishën do ia hiqte tërësisht legjitimitetin politik qeverisjes Berisha dhe do të përshpejtonte ndjeshëm rënien e tij. Kjo gjë do të bënte gjithashtu të pamundur teknikisht punën e qeveris së re, nëse do të kishte një të tillë. Gjithashtu, vlerësimi i politikës Europiane dhe botërore për qeverinë Berisha do të ndryshonte komplet.

Ndaj besoje se dilema më e madhe në këtë situatë të rënëdë politike nuk ndodhet ne mëndien e Berishës, pasi ai udhehiqet nga instiktet neodiktatoriale të një ish-komunisti. Dilema nuk qëndrojnë as edhe në mëndjen e Edi Ramës, Socialistave, dhe mbarë popullit të thjeshtë, pasi për ata demokracia dhe principet e saj janë të pa-negociueshme.


Dilemat qëndrojnë në mëndjen e Ilir Metës dhe LSI. Meta dhe LSI duhet t'i japin zgjidhje (në mënyrë indirekte) asaj çorbe që ata vet gatuan më 4 korrik kur vendosën të rizgjonin publikisht neodiktatorin Berisha. Si rrjedhoj, pikpyetjet nuk qëndrojnë mbi Berishën dhe Ramën por mbi Metën dhe LSI.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›