E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri qetëson Delijorgjin në burgNga Antena brenda familjesSandri dje mori një telefonatë të papritur nga Delijorgji. Në fillim nuk ia hapi se nuk ia njohu numrin, por pastaj i erdhi sms-ja: Jam Mihali, hape pak. - Ku je mo figurë, i tha Sandri i p

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri qetëson Delijorgjin në burgNga Antena brenda familjes

Sandri dje mori një telefonatë të papritur nga Delijorgji. Në fillim nuk ia hapi se nuk ia njohu numrin, por pastaj i erdhi sms-ja: Jam Mihali, hape pak.

- Ku je mo figurë, i tha Sandri i pari sapo hapi telefonin. Hajt mos e rruaj tani se qeveri më ideale se kjo nuk ke për të pasur. Tani të rruajnë b…, s’kanë ç’të bëjnë. Sikur gjithë pasurinë të kishe shkrirë, koalicion si ky dhe me Metën, dhe me Zenin e Rrahmanin, s’kishe për të pasur.

- E di vëlla, e di, po u shqetësova sot se dëgjova atë zëdhënësen e PD-së që më ngatërron me Edi Ramën. Ti e di që unë Qukapin dhe Zenin i kam miq. Kam ndenjur natë e ditë me ta. Unë u gëzova kur mora vesh që Qukapi u bë prefekt, kam ndarë shampanjë në burg. Sot dëgjova atë vajzën….

- Qenke k… ti, pse, Cecën dëgjon? Po Cecën e nxjerr doktori, se ti e kupton që duhet hequr vëmendja, se e dinë të gjithë që ti e ke ushtar.

- Jo mo burrë, se nuk e kam ushtar, e kam respektuar prej Zenit dhe Rrahmanit. Ka qenë djalë i mirë. E dërgonte vazhdimisht Rrahmani të blinte cigare kur kishim ndonjë pazar dhe ikte me vrap i shkreti. Dhe prej Zenit e kam respektuar. Më është dukur djalë i mirë. S’di pse e sulmoi ky Rama?

- Rama e sulmon nga inati i doktorit o burrë, por mos u shqetëso për deklaratat e Cecës, se i duhet një distancim formal nga ty formal atij.

- Dakord mo dakord, po puna është që janë ato mut tabulate. Ti e di që tri orët e para gjithë tabulatet janë biseda mes meje, Zenit, Rrahmanit dhe Ilir Metës. Po kam hall se mos nuk di gjë për atë tjetrën doktori?

- Çfarë tjetër mo?

- Po atë “qytetin” që thotë doktori që po ndërtoj, unë e kam 30 për qind me Rafin dhe Zenin, kam hall se mos nuk di gjë ai dhe na fut në telashe. Se ti e di që unë e kam ortak tek leja atë.

- Hajt mo burrë, mos e rruaj se doktori e bën për politikë. Mos e dëgjo fare ç’thotë Ceca, e thotë se do të heqë vëmendjen. Mos e rruaj fare ti. Qeveri më të mirë për ty se kjo s’ka për të ardhur më. Se ti e di pse e kemi vënë Qukapin ne?

- Besoj e ka vënë Zeni?

- Zeni po mo burrë, por na duhet se doktori i ka ndryshuar kompetencat dhe ai mund të japë toka sa të duash në Tiranë. Ka të drejtë për tituj pronësie. Se doktori bëri një gjë të mirë. Gjithë ata që kishin fitu toka me gjyq fakti, ua fshiu nga hipotekat. Vetëm mua më la 150 hektarë në Dajt. Ia bleva me 15 mijë lek metri katror një sekseri nga Kavaja, ia ndryshova planin rregullues në KRRTRSH, bëra zonë ndërtimi parkun kombëtar të Dajtit, tani kam një pasuri 60 milionë euro aty se vete me 400 euro metri katror.

Tani, po të dojë prefekti, ta heq. Po ka dhe nja 2 mijë hektarë pa u ndarë rrotull Tiranës. Të marrim dhe noj gjë me këtë. Mos ça kokë se flas unë me Rafin dhe i rregullojmë letrat më vonë. Mos e rruj fare për ato që thotë doktori se ti e di që e ka nga halli. Ja q… nënën ajo punë e tabulateve që doli që ti ke folë me Zenin dhe tani

duhet patjetër të faturojë diku tjetër ty. Po ti mos e rruj se tani jemi në fushën tonë. Do bëjmë ç’të na dojë k….

- Rrofsh vëlla se më ngriu gjaku, po ky ç’pati thashë. Kam hall mos ma futi Rafi me Zenin se thashë mos më marrin të gjithë ndërtimin, se 30 për qind u dhashë pa paguar asgjë. Por po të jetë kështu, në rregull, ç’më duhet mua politika. Unë dua të punoj.

Po u gëzova shumë për Qukapin, vërtet. E di sa djalë i mirë është. Dhe i thosha kaq herë Zenit, ore pse i flisni djalit Qukap. Po rri dëgjon si Qukapik, më thoshte, por përtojmë ta themi kaq gjatë ndaj i themi Qukap. Po ishte djalë flori. S’i ngelej qejfi. Mua mu bë qejfi shumë kur e dëgjova që u bë prefekt. A të isha jashtë, thashë, se e dija unë ç’bëja tani. Po ti më ngushëllove me këtë punën e tokave.

- Mos e rruj se tani do marrim toka sa të na dojë b…. Kur rregullova 150 hektarë në Dajt pa letra fare, këto që janë bosh i rruaj fare të gjitha unë. Le që ti mos e rruj fare tani, se vula e prefekturës tani do rrijë tek Fiesta, as shkon fare në zyrë ai. ǒpunë të kesh, dërgo njeri tek Fiesta, e vulosin dhe ikën mbaron punë.

- Rrofsh vëlla se më qetësove, ndaj të mora se thashë çne unë me Ramën, e kam ndërtimin me Zenin dhe Rafin. Ja, e di dhe Qukapi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›