Braçe: Imami korrupsion me shitjen e armëve
Ai tha se ministria e drejtuar nga Arben Imami, ka shitur fishekë dhe granata, duke përfituar rreth 200 milionë dollarë.
Për këtë arsye, ai tha se shitja e armëve është bërë ndaj dy kompanive serbo-malazeze, përkatësisht Montenegro dhe Unimesco, teksa akuzoi gjeneralin Xhemal Gjukshi dhe admiralin Derveni si të përfshirë në komisionin përzgjedhës.
"Ministria e Mbrojtjes kë nën administrim një pasuri, në armatime, municione, mjete ushtarake, që në vlerë tregu arrin në disa milionë dollarë. Torta e madhe e pasurisë së ushtrisë, veçanërisht gjatë viteve 2010-2011 e në vijim, është ndare vetëm mes 3 kompanive. Kush janë kompanitë që kanë marrë monopolin e marrëdhënieve tregtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë duke ndarë tortën e pasurisë që administron Ministria Mbrojtjes: Kompania ‘Montenegro Defence Industry’, është dega malazeze, e të famshmes ndërmarrja të madhe serbe Jugo Import.
‘Montenegro Defence Industry’, ka patur një tjetër kompani në origjinë të saj, që operonte rëndë në tregëtinë e armëve dhe të municioneve në Ballkan, ‘Taran’ e famshme. Tek ‘Tara’ i gjeje të gjithë, nga emrat më të përmendur të trafikut të armëve në Botë, deri tek lidhjet mes kompanive që të sjellin dhe kanë sjellë dhe Prokurorinë në transaksione që i parapriu dhe më pas u zbulua në shpërthimin kriminal të Gërdecit. Kompania ‘Unimesko’ është më e njohur për ju për shka të skandalit që shpërtheu në mënyrë sporadike muaj më parë dhe që tani në dritën e dokumentave zyrtare rezulton te jetë i provuar si konflikt i pastër interesi”, deklaroi Braçe.
Sipas deputetit socialist “në administrimin dhe tregtimin e armëve i gjen të gjitha. Lëshimin e kësaj pasurie me tregtarë serbë dhe pjesëmarrës të linjave më të të errëta, korrupsioni për shitjen e armëve. A e ka ndjekur Shërbimi Informativ Ushtarak këtë veprimtari, pasi ka të drejtë Kushtetuese për ta ndjekur, këtë veprimtari kriminale. /Start/
2012-09-29 13:46