E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Gazsjellësi TAP sjell mijëra vende pune

Zëdhënësja Erla Mëhilli, thotë se lajmi u transmetua në mediat më të mëdha botërore si dhe u vlerësua nga administrata e Presidentit amerikan, Barak Obama dhe Bashkimi Evropian.

“Kjo sepse gazsjellësi Transadriatik përben njërin nga korridoret energjetike me te mëdha dhe strategjikisht me te rëndësishëm te kohës.Ai është dhe projekti aktual me i përshtatshëm dhe me fizikël nga pikëpamja ekonomike. Memorandumi i firmosur dje, nga tre vendet tona mike, përbën një mbështetje te rëndësishme politike, një garanci për suksesin e ndërtimit të tij te shpejtë dhe inkurajim real për një vendim pozitiv nga konsorciumi Shah Deniz 2, për përzgjedhjen e TAP si projekti me i mirë dhe fitues i garës”, theksoi ajo.

Sipas zëdhënëses së Berishës, kjo marrëveshje është me rëndësishmja e nënshkruar deri më tani midis tre vendeve. “Shqipëria, e cila ka kontributet e saj që në fillesat e këtij projektit gjigant është e vendosur të përmbushë me përgjegjësi të larte dhe seriozitet, te gjitha detyrimet qe dalin nga një vendim përfundimtar eventual pozitiv i konsorciumit te Shah Deniz 2 për gazsjellësin Transadriatik. Gazsjellësi Transadriatik me 140 kilometrat që kalojnë nepër territorin shqiptar sjell me vete mbi 2 miliard euro investime dhe krijimin e dhjetëra, mijëra vendeve të reja të punës. Ai bën të mundur gazifikimin e plotë të vendit duke plotësuar në mënyrën më të leverdishme me ekonomike ngrohjen e gatimin në çdo familje shqiptare dhe plotësuar nevojat në rritje të industrive tona për gaz”, thuhet më tej. S

ipas qeverisë, Shqipëria, si vend me depo te mëdha natyrale gazi do te ketë një pozicion shumë te rëndësishëm ne shpërndarjen e tij ne veri por dhe mundësi te madhe per fuqizimin e prodhimit dhe eksportit te energjisë në rajon. /Start/

                                                                                             2012-09-29 15:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›